☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.70 ▼0.17%
ARI 4,602 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,472 ▲ +0.04% ETH $2,059 ▲ +0.67% XRP $1.3210 ▼ -2.44% SOL $83.3800 ▼ -0.29%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.70 ▼0.17 % ARI 4,602 ▲0.98 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.70 ▼0.17 % ARI 4,602 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

15.3 miliard lekë nga buxheti i shtetit për ndërtim rrugësh në 2018-n

Gjatë vitit 2018, do të investohen për ndërtimin e rrugëve rreth 15.3 miliard lekë nga buxheti i shtetit, ku pjesa më e madhe e investimeve shkojnë për mbylljen e projekteve të nisura.

Në projektbuxhetin e vitit 2018 parashikohet konkretisht financimi i punimeve në akset rrugore Fushë Krujë-Milot-Morinë, Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Lushnje-Berat, Qafë-Thanë-Lin-Pogradec, rrugët lidhëse me bregdetin Jon, Unaza e Re e Tiranës, Rruga e Arbërit, Berat-Buzuq-Çorovodë, Elbasan-Banje, Kardhiq-Delvinë, Ura e Leklit-Këlcyrë, 3 Urat-Leskovik, Korçë-Ersekë, By-passi Shkodër, Librazhd-Qafë Stude, Skrapar-Përmet, Kodër Kamëz-Tapizë.

Në vitin që vjen pritet të nisë puna edhe për ndërtimin e rrugës së Arbrit. Ky projekt që do të financohet përmes skemës së partneritetit publik-privat, kosto e të cilit 33.7 miliardë lekë.

Për financimin e Unazës së Re të Tiranës, qeveria ka parashikuar një fond prej 4.1 miliardë lekësh vitin që vjen. Shuma është pjesë e kostos totale prej 12.3 miliardë lekësh. 1.3 miliardë lekë nga buxheti parashikohet të investohen për rrugën Fushë Krujë-Milot-Morinë, pjesë e rrugës së Kombit. Për vazhdimin e rrugës Qafë Thanë-Lin-Pogradec do të financohen mbi 1 miliard lekë, në vitin 2018. Po ashtu pritet të përfundojë rruga Kardhiq-Delvinë, e cila është një rrugë shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në këtë qark.

Ndërkohë, nga fondet e huaja, pjesa më e madhe e buxhetit prej 7.3 miliardë lekësh, do të shkojë për ndërtimin e tre lotëve të segmentit Qukës-Qafë Pllocë. Qeveria po ashtu planifikon të vijojë punën për të ndërtuar dy by-passet, atë të Fierit dhe Vlorës. Procedura është hapur nga e para dhe është drejt përfundimit. Financimet e BERZH-it për këto dy projekte llogariten 830 milionë lekë gjatë 2018-ës.

Për mirëmbjatjen e rrugëve gjatë 2018-ës pritet të investohen 1.5 miliard lekë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.