
Është bërë zakon në Shqipëri që sa herë ka protesta opozita, mediat e pushtetit dhe hysmeqarë të tjerë të ngrejnë dronë dhe të shpërndajnë foto me përshkrime: ja sa pak njerëz ka, një grusht protestues, e zvogëluan PD, etj etj.
Protesta në vetvete në demokraci nuk përcaktohet nga masiviteti, por nga arsyet për të cilat iniciohet dhe mbahet një protestë.
A janë të drejta apo jo arsyet e protestës së opozitës?
Slogani i protestës së 17 nëntorit ishte: për familjen, për ekonominë, për demokracinë.
Cila nga këto nuk qëndron? Absolutisht të gjitha.
Familja me ligjin e ri është bërë një strofull ku do mbarështrohen hermafrodit, jo siç ka qenë deri tani. Pse nuk e kuptojnë shqiptarët këtë, ky nuk është faji i opozitës.
Ekonomia është ku thërret qameti. Mbi 60% e familjeve shqiptare hanë keq, mes tyre fëmijë e pleq. S’përballojnë dot shpenzime shëndetësore. Shkollohen keq e më keq. Nëse shqiptarët rrinë indiferentë për këtë, as kjo nuk është faji i opozitës.
Demokracia thuajse nuk ekziston. Dhe në këtë pikë mbase nuk duhet të presim fare që shqiptarët ta kuptojnë se çdo të thotë mungesë demokracie.
Por që të gjitha kërkesat e opozitës qëndrojnë. Janë të drejta, janë të vërteta, kjo nuk ka asnjë diskutim.
Qoftë dhe një njeri i vetëm të dalë në protestë para kryeministrisë për këto çështje, ai përsëri do kishte të drejtën me vete, edhe pse shumica 99.99999….% e qytetarëve të tjerë nuk do dilnin në protestë.
A duhet opozita të marrë mësime nga mungesa masive në protestë? Patjetër që po. Le të nxjerrë mësimet e veta opozita për këtë gjë. Por kjo nuk do të thotë që çështjet që ka ngritur nuk janë të drejta.
Mirë nuk dalin kur i thërret opozita, po fakti që shqiptarëve nuk u bën përshtypje vjedhja e parave me miliarda nga rilindja, nuk do të thotë që vjedhja është e drejtë.
Po pse nuk thonë këto media e këta hyzmeqarë se me këtë logjikë, Vlora nuk ka kryebashkiak legjitim pasi vetëm 12% e vlonjatëve kanë votuar. Apo në Tepelenë, Burrel a Cerrik?
Opozita ka identifikuar 3 probleme dhe ka thirrë protestë, nëse shqiptarëve nuk u rruhet për këto halle, si ka mundësi që lloj-lloj qelbësire në rrjetet sociale apo media del dhe akuzon opozitën se nuk frymëzon?!
Apo se ka shku në parlament me marrë rrogën.
Nuk më çudit fakti që as i dronëve dhe fotove që tregojnë pak njerëz. Më trishton përgjumja, mungesa e ndërgjegjes, mungesa e përcaktimit të të drejtës, mungesa arsyetimit kolektiv.
Këto mungesa po e shkatërrojnë këtë vend më shumë se mungesa fizike e njerëzve në protesta.

