Politika

24 prill, mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Tiranës dhe Prishtinës, do të mbahet në 24 prill. Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj.

Edhe shefi i diplomacisë së Prishtinës, Enver Hoxhaj theksoi se përpos temave të diskutimit mes dy vendeve, fokusi ishte organizimi i këtij takimi.

“Qëllimi i takimit tonë është organizimi i mbedhjes së përbashkët të dy qeverive, datën mund ta caktonim edhe më vonë, por mendojmë në Prishtinë që duhet të ketë një metodë të re të kësaj mbledhjeje. Nga janari 2014, kur vendosëm partneritetin strategjik, 200 milionë euro është shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, bashkëpunimi eonomik është shumë i mirë, ka një listë të gjatë marrëveshjesh së nënshkruara në arsim, kulturë etj.”, tha Hoxhaj.

Mbledhja e 24 prillit do të jetë e katërta që mbahet mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, pas atyre të organizuara më herët në Prizren, Tiranë dhe Prishtinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button