🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,606 ▲0.75%
DOW 46,487 ▲0.79%
NASDAQ 21,975 ▲0.98%
NAFTA 90.35 ▼2.17%
ARI 4,545 ▲3.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,786 ▲ +2.27% ETH $2,163 ▲ +2.67% XRP $1.4116 ▲ +1.69% SOL $91.7100 ▲ +2.92%
S&P 500 6,606 ▲0.75 % DOW 46,487 ▲0.79 % NASDAQ 21,975 ▲0.98 % NAFTA 90.35 ▼2.17 % ARI 4,545 ▲3.25 % S&P 500 6,606 ▲0.75 % DOW 46,487 ▲0.79 % NASDAQ 21,975 ▲0.98 % NAFTA 90.35 ▼2.17 % ARI 4,545 ▲3.25 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

25 vjet më parë eksodi drejt Italisë, mediat kujtojnë rastin e anijes “Vlora”

Ishte 8 gushti i vitit 1991, fiks 25 vjet më parë, kur anija “Vlora” u nis nga Shqipëria drejt Italisë. Në bord ndodheshin rreth 20 mijë emigrantë shqiptarë, të cilët kërkonin një jetë më të mirë në vendin fqinj.

Ngjarjen e kujtojnë sot dhe vetë mediat italiane. E përditshmja “Corriere della Sera” e ka titulluar “Kur Italia ishte “Amerika” për shqiptarët”.

Gazeta në fjalë nënvizon se, ky rast ishte i pari që shënoi fenomenin e fluksit të emigrantëve drejt brigjeve italiane, fenomen që sot është mëse i zakonshëm, ndonëse jo më me protagonistë refugjatët shqiptarë.

Anija “Vlora”, e fabrikuar në vitin 1961 në kantierin e Xhenovës, ishte nisur më 6 gusht nga porti i Durrësit dhe fillimisht u përpoq të zbarkonte në Brindizi.

Por nënprefekti i këtij lokaliteti, Bruno Pezzuto nuk e lejoi hyrjen dhe e bindi komandantin Halim Milaqi që të drejtohej për në Bari, duke zgjatur udhëtimin e mjetit, në momentet kur tensioni në bord kishte arritur kulmin.

Gazeta shkruan se, Italia atëherë shpresonte të organizonte kthimin mbrapsht të anijes, ose të paktën të mundësonte një pritje të përkohshme të refugjatëve, por në Bari nuk ishin as prefekti e as kuestori, të cilët ishin me leje.

Autoritetet e tjera, përfshirë kryetarin e bashkisë, u njoftuan kur anija kishte hyrë në port. Përmasat e këtij zbarkimi i kapën të papërgatitura edhe autoritetet qendrore të Italisë, por vakumit institucional iu përgjigjën banorët e rajonit të Pulias që u dhanë refugjatëve ushqime dhe ujë.

“Sot, 25 vjet më pas, shqiptarët në Itali janë kthyer në një nga komunitetet e huaja më të integruara. Por, siç tregon kronika e përditshme, problemi i emigracionit mbetet ende aktual dhe ende i pazgjidhur dhe kujtimi i “Vlorës” me 20 mijë shpirtëra në bord është kthyer në simbol për Italinë dhe gjithë Europën”, shkruan më tej “Corriere”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.