Kronika

30 policë në test për Byronë e Hetimit

Mbërrin në Tiranë një pajisje elektronike e quajtur “Lie Detector”, ndryshe makina e së vërtetës, dhuratë nga FBI-ja

Pa u miratuar ende si ligj në parlament, kanë nisur përgatitjet për  strukturën e Byrosë Kombëtare të Hetimit. 30 efektivë të policisë gjyqësore, do jenë stafi i parë i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ata do t’i nënshtrohet një supertesti teorik dhe elektronik, për sa i përket pastërtisë, aftësisë në punë dhe sinqeritetit të biografisë së tyre.

“Shqiptarja.com” shkruan sot se përzgjedhja e njerëzve që do shërbejnë në këtë strukturë antikorrupsion, do ketë kritere shumë të forta dhe për këto kanë menduar dhe vetë zyrtarët amerikanë, të cilët mësohet se kanë sjellë këto ditë në Tiranë një pajisje elektronike të quajtur “Lie Detector”.

Kjo pajisje është bërë dhuratë nga ana e qeverisë amerikane, raporton Shqiptarja.com. Makina e të vërtetës përdoret nga FBI-ja gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate.

Së bashku me aparaturën për asistencë kanë mbërritur në Tiranë dhe specialistë të FBI-së, me qëllim përdorimin e saj, gjatë testimit të oficerëve që do jenë përzgjedhur për tu bërë pjesë e kësaj strukture hetimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button