Një shofer u përplas me një grup njerezish jashtë një strehe që kishte strehuar emigrantë në një qytet kufitar të Teksasit të dielën, duke lënë shtatë persona të vdekur – përfshirë disa emigrantë – dhe afro një duzinë të plagosur, thonë autoritetet.
Autoritetet në Brownsville, Teksas thonë se ata morën një telefonatë rreth orës 8:30 të mëngjesit në lidhje me një Land Rover që goditi shumë njerëz që prisnin në një stacion autobusi përballë rrugës ne një strehë jofitimprurëse për të pastrehët e ngritur per te ndihmuar në strehimin e emigrantëve. Autoritetet thonë se është e paqartë nëse përplasja ishte e qëllimshme.
Përplasja la shtatë të vdekur dhe të paktën dhjetë të plagosur, tha për CNN Martin Sandoval, një zëdhënës i policisë në Brownsville. Sandoval shtoi se disa emigrantë ishin në mesin e të vdekurve dhe Patrulla Kufitare po punon për të konfirmuar identitetin e viktimave.
Ne dhjetor CNN intervistoi emigrantët që qëndronin në kete qendër . Në atë kohë, drejtori i qendrës i tha CNN se emigrantët nga e gjithë bota kishin filluar të qëndronin në strehimore dhe po shihnin një rritje të qëndrimeve. Strehëza është e pajisur për të strehuar dhe ushqyer 200 njerëz, sipas faqes së saj të internetit.
Dëshmitarët në vendngjarje ndaluan shoferin derisa oficerët arritën, tha Sandoval gjatë një konference për shtyp të dielën. Ai tha se drejtuesi i mjetit ka pranuar kujdes mjekësor dhe është arrestuar për drejtim të pakujdesshëm. “Eshte shumë e mundshme qe do të shtohen akuza të tjera,” tha Sandoval.
Shoferi, i identifikuar si një burrë hispanik, është “jo bashkëpunues” me autoritetet, sipas Sandoval. Ai u ka dhënë autoriteteve emra të shumtë dhe policisë i është dashur të marrë gjurmët e gishtave me shpresën për të gjetur identitetin e tij – gjë që kërkon më shumë kohë, tha Sandoval.
Autoritetet kanë një mostër gjaku nga shoferi dhe do të urdhërohet një test toksikologjik, tha Sandoval. Është e paqartë se sa kohë do të duhet që autoritetet të marrin ato rezultate, tha ai.
Policia e Brownsville po heton me ndihmën e Patrullës Kufitare, shtoi ai.
Sandoval tha se autoritetet janë ende duke hetuar nëse përplasja ishte e qëllimshme apo aksidentale. Ai tha se dëshmitarët përshkruan se e panë shoferin të injoronte një semafor të kuq, të hipte në një bordurë dhe të përplaste një grup njerëzish që prisnin në stacionin e autobusit.
Brownsville, Teksas ndodhet në skajin jugor të Teksasit, pikërisht përtej lumit Rio Grande. Popullsia e qytetit është gati 95% hispanike ose latine, sipas regjistrimit të vitit 2022.
Përplasja ndodhi vetëm disa ditë përpara se të skadojë një kufizim i imigracionit të kohës së Trump, i quajtur Titulli 42. Politika e epokës së pandemisë lejoi agjentët e imigracionit të kthenin me shpejtësi migrantët në vendet e tyre të origjinës. Zyrtarët kanë parashikuar një rritje të imigracionit në javët e ardhshme kur të enjten të hiqen kufizimet.
Victor Maldonado, drejtori i Qendrës Ozanam, i tha CNN se rreth 20 deri në 25 emigrantë ishin ulur në bordurë duke pritur për një autobus përballë strehës. Ai tha se video e mbikqyrjes kapi pamjet që tregonin një automjet duke ecur shumë shpejt, duke u përplasur rreth 30 metra larg vendit ku ishin ulur emigrantët dhe më pas humbi kontrollin.
Policia ka marrë kopjen e videos së vëzhgimit nga Maldonado, tha ai.
Emigrantët ishin nga Venezuela dhe kishin mbërritur në strehë rreth dy ose tre ditë më parë, tha Maldonado.
Maldonado tha pas përplasjes, ai dhe një anëtar i stafit në strehimore vrapuan jashtë por pane një skenë te tmerrshme , me pjesë të trupit të përhapura në të gjithë zonën.
Policia do të japë më shumë informacion në lidhje me aksidentin gjatë një konference për shtyp të hënën në orën 10:30.