☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.38 ▲0.61%
ARI 4,012 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,874 ▲ +0.1% ETH $2,315 ▲ +0.18% XRP $1.3031 ▲ +2.09% SOL $99.9100 ▼ -0.37%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.38 ▲0.61 % ARI 4,012 ▼0.66 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.38 ▲0.61 % ARI 4,012 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Rusia dhe Kina vënë veton ndaj rihapjes së Ngushticës së Hormuzit

Rusia dhe Kina vunë veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bënte thirrje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe nxiste shoqërimin e anijeve.

Rezoluta, megjithatë, është tashmë larg dritës jeshile të kërkuar nga shtetet e Gjirit për ta hapur atë me forcë.

Projektrezoluta, e përgatitur nga Bahreini dhe e mbështetur nga shtetet e Gjirit dhe Shtetet e Bashkuara, mori 11 vota pro, dy kundër dhe dy abstenime.

Ndërkohë, shtetet e Gjirit shprehën ”keqardhje për refuzimin nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së të një rezolute që synonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, e cila praktikisht është paralizuar nga Irani”, sipas ministrit të Jashtëm të Bahreinit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani.

”Vetoja nga Rusia dhe Kina dërgon sinjalin e gabuar në botë se kërcënimet ndaj korridoreve të transportit detar nuk shkaktojnë veprime vendimtare nga organizata përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, tha ai pas votimit, duke folur gjithashtu në emër të Katarit, Arabisë Saudite, Kuvajtit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.