☁️
Tiranë 15°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,797 ▲ +1.5% ETH $2,235 ▲ +2.19% XRP $1.3468 ▲ +0.53% SOL $84.2700 ▲ +1.31%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

777, KE, 020,… çfarë nënkuptojnë kodet në pakot e kokainës në Durrës?!

Pas kapjes së sasisë rekord prej 613 kilogramësh kokainë në Durrës fshihet dhe një mister… kodet e shënuara në rreth 530 pakot e drogës së sekuestruar tashmë nga policia e shtetit.

Në të gjitha pakot, ka një sërë kodesh, numra apo edhe shkronja. Më të dukshmet janë kodet “777”, “KE” dhe “020”.

Por çfarë janë këto kode të mistershme?!

Policia raporton se ka rreth 20 kode të veçanta. Policia gjithashtu dyshon se kodet janë vënë në mënyrë që kur droga të mbërrinte në destinacion, shpërndarja e saj të bëhej në mënyrë sa më të thjeshtë. Flitet për një sasi kokaine e cila kap shifrën e 180 milionë eurove, dhe një sasi kaq e madhe droge sigurisht që nuk ka patur vetëm një blerës. Kësisoj, kodet e shkruara në çdo pako, shenjojnë dhe blerësit e kokainës.

Kujtojmë se droga e kapur sot është e një precedenti të paparë ndodnjëherë në portin e Durrësit. Kompania që po sillte drogën (Arbër Garden) rezulton si e regjistruar në vitin 2012 ligjërisht dhe kjo ishte njëra ndër dhjetëra udhëtimet që kishte kryer për të sjellë banane nga Kolumbia. 18 ditë ka qëndruar kamioni në port së bashku me drogën, derisa menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj ka ardhur (të hënën) për të kryer zhdoganimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.