☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,807 ▲ +0.85% ETH $2,003 ▲ +0.35% XRP $1.3373 ▲ +0.02% SOL $82.5900 ▼ -0.23%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

8 Dhjetori, Dita e Rinisë, aktivitete të shumta në Tiranë

Sot përkujtohet 8 dhjetori, Dita e Rinisë në Shqipëri, ku 24 vjet më parë protestat studentore hodhën  regjimin komunist.

bustiPrej vitit 2009, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare kur më 8 dhjetor një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën pluralizimin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Akti i tyre i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Dita Kombëtare e Rinisë, u caktua si e tillë nga Kuvendi i Shqipërisë më 8 dhjetor të vitit 2009, për të kujtuar lëvizjen e studentëve në dhjetorit e vitin 1990, e cila ishte pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist.

Aktivitetet e organizuara ditën e sotme në nder të protestës së studentëve ora

09:00 – Zhvillohet mbledhja e 16-të e Asamblesë së Përgjithshme të Rinisë me temë “Lidershipi rinor në vazhdim: ‘E shkuara dhe e ardhmja’”, organizuar nga OKB.

Ora 11:00 – PD zhvillon Forumi i Hapur tek Kinoteatri, Qyteti Studenti ndërsa rreth orës 18.00 pritet që të festojë 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë me një koncert të organizuar në Qytetin Studenti.

Ora 11:00 – Forumi i Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë do të zhvillojë një aktivitet i cili do të jetë në formën e një proteste të veçantë dhe do të organizohet para Bashkisë së Tiranës. Nxenësit e gjimnazeve të ndryshme të Tiranës do të protestojnë për ambientet sportive dhe argëtuese të premtuara nga Kryetari i Bashkisë, por qe edhe sot mungojnë në kryeqytet.

Ora 12:30 Tek Hotel Tirana kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi së bashku me deputeten Mesila Doda dhe përfaqësues të lëvizjes studentore të Dhjetorit në një takim të veçantë për të njohur publikun shqiptar me projektligjin e fundit të propozuar në Kuvend për hapjen e dosjeve

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.