Moda

80 vjeç dhe pozon për Céline

Më poshtë po ju paraqesim rastin se jo vetëm femrat e bukura fizikisht dhe me gjoksin e vithet e ngritura mund të jenë modele. Shtëpia e famshme e modës në Paris, Céline, ka preferuar që të bëjë ikonë të fushatës së saj më të fundit Pranvcerë-Verë 2015, shkrimtaren amerikane Joan Didion, e cila është plotë 80 vjeç.

joan-3Në të vërtetë, e sipërpërmendura është një femër tejet e bukur dhe ka qenë një ikonë në vitet ’70 edhe falë suksesit të saj në fushën e letërsisë. Ajo është autorja e disa librave best seller dhe vendimi i saj për të pozuar për këtë shtëpi mode po bën xhiron e botës.

Nuk është hera e parë që një shtëpi mode ka si ikonë të fushatave një femër mbi moshën 50 vjeç. E tillë ka qenë aktorja Helen Mirren apo Jane Fonda, por Céline ka bërë zgjedhjen e saj me Joan Didion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button