Home / Kuriozitete / Burri nga Iowa duartroket 1140 herë në një minutë dhe e thyen rekordin botëror

Burri nga Iowa duartroket 1140 herë në një minutë dhe e thyen rekordin botëror

Një burrë nga Iowa theu një rekord botëror Guinness duke duartrokitur 1140 herë në një minutë.

Dalton Meyer, 20 vjeç, nga Davenport, tha se interesimi i tij për duartrokitjen e shpejtësisë filloi kur ai ishte në shkollën fillore dhe ai pa një video në YouTube të Kent French, i cili dikur njihej si duartrokitësi më i shpejtë në botë.

“Më erdhi natyrshëm, sikur nuk më duhej as të praktikoja”, tha Meyer, duke shtuar: “Me të vërtetë, unë vetëm për disa arsye që nuk i di arrita si ta bëja këtë”, raporton UPI, transmeton Telegrafi

Meyer bëri të ditur se në përpjekjen e tij për thyerjen e rekordit ai e përdori teknikën e duartrokitjes së dorës të zhvilluar nga mbajtësi i mëparshëm i rekordeve botërore Guinness, Eli Bishop, i cili arriti 1,103 duartrokitje në një minutë.

Duartrokitja e kyçit të dorës është një teknikë që përfshin përdorimin e kyçit të dorës dhe gishtërinjve për të goditur pëllëmbën e dorës tjetër.

Dalton punoi me Charm Media Group në Geneseo, Ill., për t’u siguruar që përpjekja e tij zyrtare të ishte filmuar siç duhet në kohë reale dhe në lëvizje të ngadaltë, si dhe të regjistrohej me audion e duhur për të siguruar secila prej 19 duartrokitjeve të tij në sekondë të numërohet siç duhet nga Rekordet Botërore Guinness.

Meyer tha se thyerja e rekordit e kishte tentuar dhe filluar në muajin mars, por se lajmin zyrtar nuk e mori deri në ditën e Halloween.

Leave a Reply

%d bloggers like this: