Kosova

Kosovë-Shqipëri, memorandum për bashkëpunim ndërkombëtar policor

Sot në Prishtinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti zhvilloi nje takim me Drejtorin e  Përgjithshëm te Policisë së Shtetit te Shqiperise, Muhamet Rrumbullaku.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se, në takim u diskutuan tema që lidhen me natyrën e punës policore, me theks të veçantë në bashkëpunimin mes dy policive të dy shteteve mike, si dhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Zotimi i dy përfaqësuesve kryesorë të dy institucioneve, ishte se bashkëpunimi mes dy policive do të ngrihet në vazhdimësi dhe në të ardhmen do të vazhdojë edhe në fusha të reja me interes të përbashkët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button