Politika

Kandidatët e 14 majit, Balla: Në 25 mars mbledhim Kryesinë

Partia Socialiste do të mbledhë të shtunën, më 25 mars, kryesinë e saj për të shqyrtuar kandidaturat për kryetarë bashkie për zgjedhjet e 14 majit.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili informoi se kandidaturat do të prezantohen nga drejtuesit politikë të PS-së në qarqe.

“Ne kemi bërë një proces shumë të gjatë. Detyra e PS-së është të gjejë një kandidat që do të jetë kryetar i ardhshëm i bashkisë, jo thjesht kandidat, ndaj konsultimi nuk mund të bëhet vetëm brenda nesh. Procesi pothuajse ka mbaruar. Ka diskutime e konsultime të momentit të fundit. Në kuadër edhe të afatit të Kodit Zgjedhor deri të shtunën ne do t’i kemi të gjithë gati. Secili prej drejtuesve politikë në qarqe, do të dalë para jush dhe do të komunikojë kandidaturat për secilën prej 61 bashkive të vendit”, tha Balla.

I pyetur mbi qarkun që drejton vetë, Balla shprehu bindjen se “në qarkun e Fierit PS do t’i fitojë të 6 bashkitë”. “Armando Subashi është ndër më të mirët që kemi”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button