Kështu me jelekë luajtën Veseli në të majtë të mbrojtjes, Kumbulla e Mihaj në qendër dhe Baliu në të gjithë. Në mesfushë u provuan treshja Gjasula, Abrashi e Ramadani, ndërfsa në sulm Mehmneti e Uzuni në krah, me Cikalleshin në qendër.
Natyrisht bëhet fjalë vetëm për një provë të trajnerit brazilian, që do të ketë mundësi të shohë nga afër futbollistët edhe për 5 seanca të tjera deri të dielën, në mënyrë që të ketë mendje për formimin që do të ketë në fushë në Poloni.
Kombëtarja shqiptare do të qëndrojë e grumbulluar në Tiranë deri në mëngjesin e dielës, kur edhe do të fluturojë drejt Varshavës, për ndeshjen e parë eliminatore.