Maqedonia

Anti-korrupsioni do ta shqyrtoj marrëveshjen me Behtel & Enka

Një muaj pas nënshkrimit, antikorrupsioni ka marrë marrëveshjen e arritur mes Qeverisë dhe kompanisë “Behtel & Enka”. Ekipi i posaçëm filloi menjëherë punën për të shqyrtuar 400 faqet, aq sa ka në dokumentacion që pak njerëz e kanë parë deri tani. Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit,  Biljana Ivanovska,  sot nuk ka mundur të saktësojë se kur do ta informojnë opinionin për rezultatet e punës së tyre. Por siguron se do të kontrollojnë në detaje çdo nen të marrëveshjes. Ekipi që do të merret me këtë,  Biljana Ivanovska, përbëhet nga studiues me përvojë.

“Ekipi është i përbërë nga katër këshilltarë, secili prej tyre është i specializuar në fushën e vet, në prokurime publike, seksionin e punësimit, kemi hulumtues special, një këshilltar që e ka pranuar lëndën në mënyrë elektronike, Katica Nikollovska, edhe unë jam e përfshirë dhe së bashku do të punojmë…”, tha Biljana Ivanovska – kryetare e DKSK-së.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk ka asgjë të diskutueshme në marrëveshjen dhe ligjet e kërkuara për punën e Behtel dhe Enka, por i la vetë të vërtetohen në këtë.

“Ata do të kenë mundësi të lexojnë të gjitha 400 faqet e marrëveshjes, natyrisht edhe ligjin, si dhe raportin e konsulentëve, do mund të njihen me procedurat që për herë të parë vendosen në vendin tonë dhe nga ajo që do gjejnë do japin mendimin e tyre dhe çfarë mendimi do kenë, këtë nuk mund ta them”, deklaroi Dimitar Kovaçevski Kryeministër.

Ndërkohë, në Kuvend me procedurë të shkurtuar miratohen ndryshimet në ligjet që janë të nevojshme për fillimin e punimeve. Në mesin e tyre është edhe ligji për zgjatjen e orarit të punës për punonjësit e rrugëve, propozohet që procesi i legalizimit dhe shpronësimit të jetë më i shpejtë se zakonisht, lejet e ndërtimit të merren në kohë të shpejtë dhe procedura të tjera që, sipas pushtetit, deri tani kanë zgjatur shumë dhe kanë ngadalësuar kohën për realizimin e projekteve kapitale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button