Kosova

Kuvendi i Kosovës, nesër përgatitjet për seancën e konstituimit të Legjislaturës V

Kuvendi_Qeveri_Kosove-fotoATSH-466x350Përgatitjet për seancën e konstituimit të Legjislaturës V është e vetmja pikë e axhendës së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, me kryetarët e partive parlamentare, e cila sapo bëhet e ditur zyrtarisht se do të mbahet nesër në orën 11:00.
Mbledhja e konstituimit e Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit do të mbahet në 17 korrik, ndërsa regjistrimi i deputetëve po vazhdon dhe përfundon sot në ditën e tretë.
Përgatitjet për mbledhjen e konstituimit të legjislaturës së Kuvendit, sipas rregullores, janë përgjegjësi e kryetarit nga legjislatura e mëparshme.
Axhenda e mbledhjes së konstituimit të legjislaturës duhet ta përfshijë formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit e të mandateve, zgjedhjen e kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button