🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,703 ▲ +0.85% ETH $1,600 ▲ +1.45% XRP $1.1183 ▲ +1.97% SOL $64.1900 ▲ +1.79%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Opinion

A doni ta shkrijmë fare avokatinë se mbase bini rehat ju të Republikës së Prokurorëve?!

Nga: Ylli Manjani

Prokurori dhe gjyqtarja e Elbasanit kaq kanë patur mundësinë të bëjnë kundër avokatit Uljan Barjami.
Nga audio që dëgjova, në sallën e gjyqit i kërcënuari i vetëm aty ka qenë avokati Barjami.
E kërcënoi gjykatësja me përjashtim nga salla e gjyqit. E kërcënoi dhe prokurori, i cili u kap në flagrancë me provën e vet që sprovonte asgjë, nga avokati.
U bëre ti të na kapësh ne gafil…. “Ti duhesh arrestuar”- shkumëzon prokurori në sallën e gjyqit, ku gjykatësja shkumëzon për vete!!!!
Avokati ka thënë vetëm këto fjalë “për prokurorin do bëj kallëzim për ndjekje penale”.
Kjo deklaratë e avokatit është konsideruar “kanosje e gjyqtarit dhe prokurorit”. Vetëm për këtë dhe, në një proçes totalisht të montuar keq dhe shumë keq nga Policia Gjyqsore e Elbasanit, arreston avokatin.
Kaq kanë patur mundësi të bëjnë, edhe atë në abuzim të hapur me detyrën.
Nuk duhet të kenë patur armë prokurori dhe gjykatësja se do e kishin qëlluar, me atë gjuhë mllefi që kanë patur.
****
Tani, a doni ta shkrijmë fare avokatinë se mbase bini rehat ju të Republikës së Prokurorëve?!
Shkrijeni më mirë avokatinë dhe këndoni vetë të pashqetësuar në sallat e gjyqeve ku montoni poshtërsira antinjeri!
Dua të them se prokurorë dhe gjykatës të tillë ka në sistem dhe e mira e do që sistemi ti pastrojë sa më parë. Ti pastrojë që të pastrojë veten nga arrogantë e të paaftë që marrin në qafë njerëz cdo ditë.
Avokatit ata ti hanë atë që s’thuhet, sepse janë ata që janë në abuzim me detyrën. Çdo sekond të lirisë së tij të rrëmbyer në mënnurë banditeske, do të duhet ta paguajnë ata që kanë firmën në këtë pisllëk!
Po po, do të duhet ta paguani dhe shtrenjtë biles.
Ju duket kanosje kjo?!
Duhet ta paguani që tu duket prifti kapterr, jo kanosje.
Mjeranë!
Avokati ka qenë në krye të detyrës dhe e ka kryer me shumë durim, vemendje dhe profesionalizëm.
E përsëris: klienti i tij nuk ishte askund në nideon-provë që kishte sjellë prokurori për të vërtetuar dyshimin e tij. Ndodh rëndom kjo gjë, për fat të keq.
Nuk ua ka fajin avokati se jeni byla në sallën e gjyqit, o prokurorë!!! Nuk e përjashtoni dot Avokatin nga salla e gjyqit në kryerje të detyrës së tij, o gjykatës!!!
Bahhh!
Dhoma e Avokatisë duhet të propozojë masa të menjëhershme, drastike reagimi. Duhet reagim deri sa kjo poshtërsi të ndalojë dhe të vendoset normaliteti në sallën e gjyqit, ku prokurori është vetëm pala tjetër.
Kështu nuk punohet!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.