Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,685 ▲ +1.09% ETH $1,600 ▲ +1.87% XRP $1.1175 ▲ +2.2% SOL $64.1600 ▲ +2.18%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Zona e Pishë Poro-Nartë, brenda së cilës përfshihet dhe Zvërneci e bregdeti i tij, ka ndryshuar statusin e saj të mbrojtjes, fillimisht në vitin 2022, ku kaloi në një kategori më të ulët. Ndërsa ndryshimet ligjore të 2024, i dhanë më shumë hapësirë, mundësisë së ndërtimeve, për turizëm.

Një vëzhgim i Report TV shpjegon ndryshimet ligjore që sot janë në qendër të debateve dhe protestave për projektin e kompleksit turistik.

Gjurma ku parashikohet të ngrihet resorti turistik në Zvërnec, është pjesë e sipërfaqes së “ekosistemit natyror/ligatinor Pishë Poro-Nartë” që aktualisht përfshihet në kategorinë V, të zonave të mbrojtura më statusin “Peizazh i mbrojtur”.

Statusi i mëparshëm i kësaj zone, me një sipërfaqe të përgjithshme prej mbi 21 mijë hektarë, kishte një shkallë më të lartë mbrojtjeje, duke u konsideruar në kategorinë IV “Rezervat natyror i menaxhuar”, e cila përjashtonte çdo lloj ndërtimi.

Ulja në nivelin V të mbrojtjes, u vendos në tetor të vitit 2022, pra të paktën 1 vit e gjysëm përpara se Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, të shpallte publikisht synimin e tij për të investuar në dy komplekse turistike në Shqipëri, një në ishullin e Sazanit dhe një tjetër në Zvërnec.

Nivelet e mbrojtjes përcaktohen nga ligji i vitit 2017 “Për zonat e mbrojtura”, i miratuar nga qeveria Rama 1, por që në vitin 2024, pësoi një seri amendimesh që sot janë në qendër të protestave. Pikërisht këto ndryshime kanë zgjeruar pjesërisht mundësinë e ndërtimeve edhe në zonat e kategorisë V si Zvërnec, që megjithatë, nuk ishin totalisht të përjashtuara as përpara.

Në nenin 20 që i dedikohet pikërisht “Peisazheve të mbrojtura”, pika 4, parashikon që nga 2017 se:

“Veprimtaritë, që ndryshojnë përdorimin e territorit si ndërtimet, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i autostradave, i kanaleve lundruese dhe i zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, lejohen të ushtrohen vetëm nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territori”, Neni 20, Pika 4 Ligji për Zonat e Mbrojtura.

Me ndryshimet ligjore, të kërkuara nga një grup deputetësh socialist, e të miratuara në shkurt të vitit 2024, periudhë në të cilën, Kushner dhe Ivanka Trump, pothuajse kishin ngjizur idetë për projektet e tyre në Shqipëri, shtigjet përmes të cilave duhet të kalonte KKT-ja, thjesht u zgjeruan.

Ndonëse, pika 4 e nenit 20, nuk pësoi ndryshime, ndërhyrjet e tjera në këtë nen, përfshinin përcaktime të reja, që lejonin “veprimtari turistike/agroturistike apo veprimtari të tjera ekonomike të qëndrueshme, miqësore me biodiversitetin”, apo “ndërhyrje urbane, rekreacioni apo ekonomike”.

Por thelbi i ndryshimeve kishte të bënte me fshirjen e nenit 33 të ligjit të vitit 2017, i cili kufizonte veprimtaritë në këto zona vetëm në ato që ishin në shërbim të përmirësimit të mjedisit të tyre. Neni i ri në të kundërt, lejonte ngritjen e “strukturave akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit” apo dhe të agroturizmit”.

Ndërhyrjet në ligjin për zonat e mbrojtura do të përmenden dhe në Raport Progresin e Komisionit europian për Shqipërinë të viti 2024.

“Ndryshimet e fundit në Ligjin për Zonat e Mbrojtura u bënë pa konsultim me palët e interesuara”, thuhet në dokumentin e Brukselit, duke specifikuar më pas se këto ndryshime “tani lejojnë aktivitete si nxjerrja e ujit për ujitje dhe ndërtimi i vendpushimeve turistike brenda këtyre zonave. Ndryshime të tilla rrezikojnë të kompromentojnë vlerat ekologjike dhe të biodiversitetit të Shqipërisë, duke përfshirë vendet e mundshme Natura 2000, në kundërshtim me standardet e BE-së”.

Ndërsa në raportin e vitit pasardhës do të shkruhet se “ndryshimet legjislative të vitit 2024 në Ligjin për zonat e mbrojtura çuan në përkeqësim të mbrojtjes së natyrës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.