☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,700 ▲ +0.72% ETH $2,255 ▲ +0.53% XRP $1.2538 ▲ +0.73% SOL $96.0200 ▲ +1.77%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, nën mbikëqyrje të rreptë/ 100 prokurorë zbarkojnë në terren

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë angazhuar burime shtesë për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor dhe parandalimin e shkeljeve gjatë votimit.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka vënë në dispozicion më shumë se 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial për të ndjekur nga afër zhvillimin e procesit zgjedhor në të gjithë Kosovën deri në përfundimin e tij.

Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve, partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile që të denoncojnë çdo rast të dyshuar të presionit, manipulimit apo keqpërdorimit të votës. Sipas Prokurorit të Shtetit, raportimi i parregullsive mbetet një element i rëndësishëm për mbrojtjen e procesit demokratik.

Paralelisht, Policia e Kosovës ka aktivizuar planin operacional për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Në zbatim të këtij plani janë angazhuar efektivë policorë të rendit publik, ndërsa sipas nevojës mund të përfshihen edhe njësi të specializuara dhe pajisje të tjera mbështetëse.

Autoritetet policore kanë njoftuar se fokusi kryesor mbetet garantimi i rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas votimit. Masat përfshijnë mbikëqyrjen e qendrave të votimit, depove komunale dhe Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, si edhe rritjen e nivelit të gatishmërisë në terren.

Ndërkohë, Policia e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë bërë të ditur se një ditë më parë në Graçanicë u arrestuan shtatë persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me cenimin e vullnetit të lirë të votuesve dhe ushtrimin e presionit politik.

Po në Graçanicë, më 4 qershor 2026, autoritetet arrestuan edhe një person tjetër të dyshuar për marrje dhe dhënie ryshfeti në lidhje me procesin e votimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.