Te ndryshme

A duhet të ndalohen makinat brenda qytetit?

Javën e kaluar, Meksiko Siti hodhi një hap vendimtar drejt misionit për të përmirësuar cilësinë e ajrit. Ai vendosi të vërë në zbatim një pezullim periodik të përkohshëm sa i përket lëvizjes së mjeteve motorike pirate apo shtetërore brenda qytetit. Ajri i ndotur është kthyer në problem në shumë qytete të botës. Në Paris, Pekin, Bruksel dhe Nju Dehli, pezullimet e lëvizjes së makinave aplikohen prej kohësh

Meksiko Siti shtrihet në një pllajë të brendshme i rrethuar përqark nga një sërë majash vullkanike. Ky pozicion gjeografik e ka zënë kryeqytetin e madh të Meksikës në grackë dhe i detyron banorët e tij që të thithin në vazhdimësi ajër të ndotur në mushkëritë e tyre. Dhe ata nuk janë të paktë, por 23 milionë banorë që tani janë lodhur nga ndotja dhe kërkojnë nga autoritetet që të merren masa.

Javën e kaluar, shteti i madh amerikano-latin hodhi një hap vendimtar drejt misionit për të përmirësuar cilësinë e ajrit. Ai vendosi të vërë në zbatim një pezullim periodik të përkohshëm sa i përket lëvizjes së mjeteve motorike private apo shtetërore brenda qytetit. Rregulli i cili u vu në zbatim ditën e djeshme dhe do të zgjasë deri më 30 qershor, i ndalon njerëzit që të ngasin makinat e tyre në qytet 1 ditë në çdo javë, shto këtu edhe 1 të shtunë për çdo muaj. Mjetet hidrike dhe elektrike janë të përjashtuara nga ky zbulim, ashtu si edhe ato të shërbimit shtetëror, transportit publik dhe autobusëve të shkollave.

Kjo strategji nuk mund të quhet e re në Meksiko Siti, i cili në të kaluarën ka përdorur disa variante të filozofisë “të mosqarkullimit të mjeteve motorike” në këto 30 vitet e fundit. Duhet thënë që kryeqyteti i Meksikës nuk është i pari që e shikon shpëtimin në një vend ku ndalohet lëvizja e makinave. Edhe Parisi, një qytet që ka pasur sfidat e veta sa i përket ndotjes së ajrit, më 27 shtatorin e vitit të shkuar, vendosi që të ecte me ritmin e pedalimit, gjatë një eventi i cili ishte krijuar me qëllimin e vetëm për të rritur vetëdijen te njerëzit për një ajër më të shëndetshëm. Aktiviteti i quajtur “Parisi pa makina” u frymëzua nga nisma e nisur në Bruksel, ku njerëzit lëvizin pa makina gjatë ditëve të diela.

Por pezullimi makinave nga ana e autoriteteve të Meksiko Siti nuk është vetëm një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin. Synimi është që të ulet niveli i ajrit të ndotur. Muajin e kaluar, qyteti u mbulua nga një sasi e madhe tymi ngjyrë kaf i dendur dhe sipas institucioneve shëndetësore, mjaft i dëmshëm për banorët e qytetit. Kjo bëri që autoritetet të vendosin pezullimin e mjeteve pas 11 vitesh.

Drejtuesit e bashkisë urdhëruan që rreth 1.1 milion makina nga 4.7 në total, të futeshin në zonën metropolitan, dhe vetëm gjysmë milioni nga ato të lëviznin në qendër.

Për të mos shkaktuar problem me lëvizjen u ofruan lëvizje falas me autobus dhe metro.

Të tilla nisma si në Meksiko Siti, ashtu edhe në Paris ngrenë pyetje se si duhet që të veprohet në mënyrë që të shmanget ndotja e ajrit dhe të rritet ndërgjegjësimi te njerëzit?

Në Indi, shtetasit janë të detyruar që të thithin ajër nga më të ndoturit në botë, ndërsa institucionet janë përpjekur që të marrin masa të ndryshme. Në vitin 1998, u kërkua që 1600 autobusët e qytetit që punonin me naftë dhe mbi 25 mijë makinat të braktiseshin dhe të përdoreshin ato me gaz. Kjo kërkesë u zbatua. Vitin e kaluar, autoritetet treguan për planin e fundit në bazë të të cilit mjetet do të lejohen që të lëvizin në rrugë alternative dhe leja do të jepet në targat e tyre. Kjo me qëllim për të ndalur të gjithë ato makina të cilat janë mbi 10 vite të vjetra.

Në fillim të vitit, shteti rriti taksat me 4% për të gjithë ata persona që blejnë makina të reja. Dhe kjo vetëm që të ndalet ndotja e ajrit.

Edhe kryeqyteti kinez i Pekinit ka vuajtur nga ajri me cilësi të keqe dhe i dëmshëm për shëndetin.

Përpara Lojërave Olimpike të 2008, qyteti vendosi masa të përmirësuara  për çdo ditë dhe përpara paradës ushtarake të Ditës së Fitores aq shumë të reklamuar anembanë botës. Por pasi ushtarët dhe mjetet e armatosura bënë paradë në sheshin qendror të Pekinit, pezullimet e makinave u hoqën dhe nga qiej blu, sërish kryeqytetasit kinezë mbi kokat e tyre panë qiej gri.

Kurse Londra ka aplikuar një taksë për ndotjen e ajrit, që prej vitit 2003. Kjo ka prodhuar miliona sterlina të ardhura, të cilat përdoren për përmirësimin e transportit publik, si edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Brenda një viti që nga nisja e taksës për kondensimin e ajrit, Qendra e Trasporit të Londrës raportoi se oksidi nitrik, dyoksidi i karbonit dhe nivele të veçanta të substancave të dëmshme ranë me mbi 13%.

Tani për tani, Meksiko Siti, qytet i cili nga OKB-ja në vitin 1992 u shpall si më i ndoturi i botës, pavarësisht masave të marra, duket se do të presë me padurim nisjen e sezonit të shirave në fund të qershorit. Reshjet ditore do të ndihmojnë që të pastrojnë atmosferën nga sasia e madhe e substancave të dëmshme që kanë ndotur ajrin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button