“A e konsideroni si familje martesën mes të njëjtës gjini”, ja si përgjigjet Kurti
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti për martesat mes gjinisë së njëjtë.
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti për martesat mes gjinisë së njëjtë.
Duke përmendur fushëveprimtarinë e Ministrisë për Familjen, Rrahmani ka pyetur Kurtin nëse e konsideroni si familjemartesën mes të njëjtës gjini, për çka kryeministri tha se çështjet të cilat u adresuan nuk i konsideron çështje të familjes, por çështje gjinore.
“A do të përfshini si familje edhe rastet që sipas ligjit që keni propozuar për ndryshim të gjinisë, një burrë që ka ndryshuar gjininë dhe është bërë grua ose një grua që e ka ndryshuar gjininë dhe është burrë, a do të njihet si familje? A do të njihni si familje, martesat mes të së njëjtës gjini, a do ta njihni familje një grua që ka lindur fëmijë nga një dhurues i spermës, a do të angazhohet kjo qeveri për të drejtat e këtyre kategorive, duke qenë se ju keni deklaruar se kjo janë të drejta dhe se për ju kjo nuk është një e drejtë e merituar por një e drejtë që buron nga bindja juaj personale dhe angazhimi juaj politik. Po ashtu, ju keni deklaruar se rreth 10 për qind e popullsisë ka orientim të tillë seksual, pra a do të jetë angazhimi juaj si qeveri dhe si grup parlamentar që t’i realizoni këto qëllime për të drejtat e këtij 10 përqindëshi”, ka deklaruar ai.
Kurti i tha se këto çështje nuk janë të familjes por gjinore.
“Është e qartë se kjo nuk është një pyetje por një pyetësor. Unë nuk kam se si ju përgjigjem gjitha këtyre çështjeve, por ajo që dua të them është se në mandatin e kaluar edhe në këtë mandat për herë të parë kemi ndërmarrë hapa të qartë dhe të matshëm për të vendosur familjen në qendër të politikëbërjes shtetërore…Çështjet të cilat u adresuan këtu nuk i konsideroj çështje të familjes, por çështje gjinore. Mund të bëjmë edhe një debat ndonjë debat tjetër për çështje gjinore. Por, siç e dini ministria është Ministria e Familjes jo e çështjeve gjinore. E Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare. Jo vlerave të luftës, por vlerave të luftës çlirimtare. Sepse lufta jonë ka qenë çlirimtare”, u shpreh ai.
Rrahmani insistoi edhe më tej të dijë se si do të trajtohen me ligj këto raste.
“Unë po pyes shumë konkretisht, një çift i martuar mes dy burrave e që sipas ligjit të juaj njëri ka mund të shkoj të regjistrohet si një grua dhe të martohet, e tjetri të qëndrojë si burrë ku me anë të ligjeve të Kosovës i kishin takuar të gjitha të drejtat e një çifti, edhe në adaptim edhe në secilin të drejtë që e ka një çift i martuar mes një burri dhe një gruaje, a e konsideroni si familje këtë çift dhe a i konsideroni si familje rastet kur me ligj keni propozuar që një grua e pamartuar të ketë mundësinë që të lind fëmijë përmes një dhuruesi i cili është i panjohur dhe nuk njihet. Këto janë dy ligje
Kryeministri Albin Kurti tha se Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka “qasje të re, është e strukturuar dhe afatgjate për familjen”. /Kp/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.