☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,697 ▲ +0.37% ETH $2,265 ▲ +0.89% XRP $1.2489 ▼ -0.59% SOL $95.4400 ▼ -1.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

A e sheh veten President? Rama flet për të ardhmen: Nuk zgjedh pasardhës. Do vazhdoj të jem anëtar i PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për të ardhmen e tij pas drejtimit të qeverisë dhe PS-së, duke hedhur poshtë mundësinë që ai të zgjedhë një pasardhës dhe aq më tepër të ndërhyjë në vendimmarrjen e tij.

Sipas tij, gara për drejtimin e PS-së do të hapet në momentin e duhur dhe kushdo që aspiron këtë pozicion duhet të ndërtojë vetë karrierën dhe figurën e tij politike. Duke folur në podkastin “Flasim Shqip” Rama tha se do të vijojë të jetë anëtar i PS, por s’do të mbajë asnjë funksion drejtues.

“Unë personalisht s’kam ndërmend të zgjedhë pasardhës, pasardhësi ose pasardhësja kushdo që të jetë, le të dali të marrë përsipër PS-në. Unë ua kam thënë kur ka rënë biseda, mos mendoni se kujt i vjen radha sepse s’është hapur gara, por bëjini yzmetin karrierës suan dhe figurës suaj duke bërë detyrën tuaj. Pastaj kur vjen momenti i kalimit të stafetës, stafeta kalohet duke ikur dhe duke e lënë gjënë të rrjedhë e lirë, siç unë kam ndërmend ta lë. Unë nuk do lë PS-në, do jem anëtar i organizatës së Surrelit dhe do rri atje, jo kryetar organizate. S’kam ndërmend t’i ngatërrohem nëpër këmbë kush do jetë më mbrapa meje”.

I pyetur nëse e sheh veten në një tjetër detyrë, konkretisht si President i Republikës, Rama u shpreh se dëshiron të merret me punë të tjera, por për momentin synon të përfundojë mandatin dhe objektivat e vendosura.

“Po pse unë s’di të bëjë punë të tjera?! Unë mezi pres të bëjë punë të tjera, por s’mundem ta lë detyrën pa mbaruar këtë kontratë dhe këtë kontratë e kërkova sepse shoh derën e BE-së hapur. Vetëm me PS-në mund të kapërcehet kjo derë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.