⛈️
Tiranë 23°C · Stuhi 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,421 ▼ -1.93% ETH $2,542 ▼ -2.82% XRP $1.3702 ▼ -1.95% SOL $102.0100 ▼ -1.61%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Kosova

Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë

“UÇK-ja nuk ka qenë rastësi, por ka qenë domosdoshmëri historike” Ishte një nga mesazhet e Buna Mustafës, vajzës së Salih Mustafës – Calit, në “Marshi për Liri” që u mbajt sot në Prishtinë.

Duke folur para qytetarëve të mbledhur në kryeqytet, Mustafa tha se me kalimin e viteve “mendjet po kthjellohen” dhe se, sipas saj, e vërteta për luftën e UÇK-së po bëhet gjithnjë e më e qartë.

Ajo foli për sakrificën e ushtarëve të UÇK-së dhe kundërshtoi çdo përpjekje për të barazuar luftën çlirimtare me krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, raporton kp.

“Ditët po kalojnë, vitet po ndërrohen, mendjet po kthjellohen, por edhe e vërteta çdo ditë më shumë po ndriçohet. Se UCK nuk ka qenë rastësi, por ka qenë domosdoshmëri historike. Një ushtri që u zgjua nga populli dhe krijoi uniformën e vet, me të cilën nuk terrorizoi asnjë civil, nuk dhunoi e nuk abuzoi me asnjë grua e asnjë fëmijë të përkatësisë tjetër. Prandaj, nderoj emblemën e vet, përkundër regjimit fashist serb që na i shkaktoi për mbi 13 mijë viktima civile, na i vrau e na i masakroi 1 mijë e 400 fëmijë. Dhunoi e abuzoi seksualisht me 20 mijë nëna e motra tonat. I zhduku 1 mijë e 500 bashkëqytetarë dhimbjen e të cilëve familjet e tyre nuk mundën ta shuajnë dot kurrë. Kreu 400 masakra rreth e këmbë Kosovës. Krijuan varreza masive të shqiptarëve që edhe në ditët e sotme po zbulohen, na shkaktuan dëme kolosale materiale në vendin tonë. Andaj, hendeku është aq i madh saqë drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë. Nuk mund të barazojë kurrë ata që sollën lirinë me ata që kryen gjenocid. Para drejtësisë së vërtetë do të jemi gjithmonë të pastër dhe shpirti i bardhë i ushtarëve tanë do të mbetet përgjithmonë i padiskutueshëm”, tha ajo.

Vajza e Salih Mustafës kritikoi gjithashtu përdorimin e luftës së Kosovës për interesa politike dhe përplasje mes individëve apo grupeve të interesit, duke thënë se një gjë e tillë nënkupton goditje ndaj themeleve të lirisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.