Kronika
A kanë hyrë kontenierë me mbetje në Shqipëri? Prokuroria e Durrësit nis hetimet
Prokuroria e Durrësit ka nisur të enjten (2 mars) verifikimet pas lajmit të mediave italiane për kontenierët me mbeturina.
Mediat italiane shkruanin për zhdukjen e rreth 1 mijë kontenierëve në Shqipëri gjatë 2016, destinacioni i të cilave ishte Maqedonia.
Më herët ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e cila ka mohuar që në portin shqiptar të Durrësit të kenë kaluar ilegalisht kontenierë të tillë, duke nënvizuar se gjithçka ka qënë nën kontroll.