☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 24 July 2026
S&P 500 7,438 ▲0.41%
DOW 51,989 ▲0.54%
NASDAQ 25,123 ▼0.06%
NAFTA 88.29 ▼4.23%
ARI 4,067 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $63,954 ▼ -1.24% ETH $1,857 ▼ -1.61% XRP $1.0866 ▼ -2.03% SOL $73.9200 ▼ -2.76%
S&P 500 7,438 ▲0.41 % DOW 51,989 ▲0.54 % NASDAQ 25,123 ▼0.06 % NAFTA 88.29 ▼4.23 % ARI 4,067 ▲0.42 % S&P 500 7,438 ▲0.41 % DOW 51,989 ▲0.54 % NASDAQ 25,123 ▼0.06 % NAFTA 88.29 ▼4.23 % ARI 4,067 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Sporti

Donnarumma antisportiv, pastaj karma…! Portieri i Bosnjës rrëfen prapaskenat e penalltive të Zenicës

Vasilj, pas ndeshjes së fundit në Gjermani, ka folur për atë çfarë ndodhi kundër Italisë: Nuk po u besoja syve për atë që po shikoja.

Pasi siguroi Botërorin me kualifikimin ndaj Italisë, portieri i Bosnjë Hercegovinës, Nikola Vasilj, u kthye me klubin e tij në Gjermani. Ai barazoi 1-1 me St.Paulin ndaj Union Berlin dhe pas ndeshjes u pyet mes të tjerash edhe për përpalsjen me Donnarumma-n gjatë penalltive të finales së Play-off-it, që çuan Bosnjën për herë të dytë në histori në një Kupë Bote.

“Donnarumma u përpoq të më griste letrën, ku kisha shënimet për ata që do të gjuanin penalltitë tek Italia. Fatmirësisht, stafi teknik kishte një kopie, ishim përgatitur për çdo gjë. Nuk e dija që në stol kishim një kopie, por është e qartë se nuk i kishikm lënë asgjë rastësisë”, – ka shpjeguar Vasilj.

Më tej, për portierin e Italisë ai shtoi: “Sinqerisht, nuk po e besoja atë që po më ndodhte. Ishte hera e parë që më ndodhte diçka e kësaj natyre. Me Donnarumma-n po diskutonim, pastaj shkova tek arbitri për ta bindur se kundërshtari im meritonte të ndëshkohej. Sjellja e tij ishte vërtet antisportive. Nuk dua të them më shumë, ne fituam dhe dikush thotë se është karma. Po, në gjithë këtë histori ka diçka të ngjashme”.

Thuhet se në Bosnjë është shndërruar në hero kombëtar 14-vjeçari Afan Cizmic, një nga djemtë që mblidhte topat atë ditë në Zenica. Djaloshi i “vodhi” Donnarumma-s letrën e udhëzimeve për ata që do të gjuanin penallti te Bosnja, që portieri italian e mbante diku afër portës, bashkë me peshqirin. Ai u fotografua me letrën në dorë pas ndeshjes.

Pas atij gjesti, popullariteti i djaloshit boshnjak është rritur shumë në vendin e tij. Madje thuhet se në Bosnjë rritet edhe portia e atyre që duan ta shpërblejnë me një udhëtim gratis në Botëror për të ndjekur nga afër kombëtaren. Pas betejave për peshqirët-voodoo të Kupës së Afrikës, në Europë ka nisur gjuetia për letrat me emrat e gjuajtësve të penalltive.

The post Donnarumma antisportiv, pastaj karma…! Portieri i Bosnjës rrëfen prapaskenat e penalltive të Zenicës appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.