Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.64 ▲0.79%
ARI 4,777 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,906 ▲ +1.3% ETH $2,188 ▲ +0.37% XRP $1.3435 ▲ +0.74% SOL $83.1200 ▲ +1.34%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.64 ▲0.79 % ARI 4,777 ▼0.86 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.64 ▲0.79 % ARI 4,777 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

A po e shkel Kushtetutën PDK-ja?

a-po-e-shkel-kushtetut-euml-n-pdk_hdPartia Demokratike e Kosovës nuk ka bazë kushtetuese të mos e thërras seancën konstituive dhe as të mbajë të bllokuar konstituimin e Kuvendit.

Kushtetuta e Kosovës nuk ka paraparë asnjë marrëveshje paraprake për të votuar Kryetarin dhe Nënkryetarët e Kuvendit.

Kjo është e specifikuar se bëhet me votim formal, duke i ndarë secila parti, në bazë të fuqisë politike edhe pozitat në udhëheqjen e Kuvendit.

Tash, PDK, përpos Kryetarin e Kuvendit e ka të garantuar edhe një Nënkryetar, ndërsa LDK dhe Vetëvendosje, po ashtu, e kanë të drejtën nga një pozitë të Nënkryetarëve të Parlamentit. Ndërsa, në udhëheqjen e Kuvendit janë edhe dy pozita që i takojnë minoriteteve, njëri serbëve, e tjetri pakicave tjera, shkruan gazeta blic.

Më herët, PDK, pati provuar dy herë të zgjedhë Kryetarin e Kuvendit, por i ishte pamundësuar për shkak se LDK, AAK, NISMA dhe Vetëvendosje ishin përcaktuar të udhëheqin edhe Parlamentin.

Sidoqoftë, Kushtetuta nuk parasheh situatën kur një parti politike e bllokon thirrjen e seancës konstituive, duke përdorur deputeten më të vjetër, e cila sipas Kushtetutës është udhëheqëse e seancës deri te votimi i Kryeparlamentarit.

Neni 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve]

1. Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe pesë (5) nënkryetarë.

2. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

3. Tre (3) nënkryetarët të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare, zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

4. Dy (2) nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Njëri nënkryetar do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet të rezervuara ose të garantuara të komunitetit Serb, dhe tjetri nënkryetar nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara nga komunitetet tjera që nuk janë shumicë.

5. Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit shkarkohen me votën e shumicës prej dy të tretave (2/3) të numrit të përgjithshëm të deputetëve.

6. Kryetari dhe nënkryetarët formojnë Kryesinë e Kuvendit. Kryesia është përgjegjëse për funksionimin administrativ të Kuvendit në mënyrën e përcaktuar me Rregulloren e Punës të Kuvendit.

7. Kryetari i Kuvendit:

(1) përfaqëson Kuvendin;

(2) përcakton rendin e ditës, thërret dhe kryeson seancat;

(3) nënshkruan aktet e miratuara nga Kuvendi;

(4) ushtron edhe funksione të tjera, në bazë të kësaj Kushtetute dhe Rregullores së Punës të Kuvendit.

8. Në rast mungese ose pamundësie për të ushtruar funksionin, Kryetarin e Kuvendit e zëvendëson njëri nga nënkryetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.