☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.38 ▲3.15%
ARI 4,755 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,336 ▼ -0.49% ETH $2,188 ▼ -2.78% XRP $1.3361 ▼ -3.24% SOL $82.2500 ▼ -2.88%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.38 ▲3.15 % ARI 4,755 ▼0.46 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.38 ▲3.15 % ARI 4,755 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

A po tallet zv.kryeministrja suedeze me Donald Trump?

Një foto e publikuar në rrjetet sociale e zv.kryeministres suedeze, po shpërndahet me shpejtësi. Politikania nordike nuk ka komentuar asgjë në imazh, por ai flet vetë; një parodi e gjetur kundër Donald Trump.

Fotoja e Isabella Lovin është interpretuar si një kundërpërgjigjje e gjetur dhe ironizuese ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili postoi një të ngjashme duke firmosur një urdhër ekzekutiv që ndalonte abortin.

Në foton e Donald Trump, duket se politikania suedeze ka vënë re një detaj; në një problematikë që u përket grave, siç është aborti, Presidenti vendos në një rreth tërësisht burrëror, pasi në foton e publikuar prej kreut të Shtëpisë së Bardhë nuk ka asnjë femër.

Brenda pak orëve fotoja është shpërndarë me shpejtësi fillimisht në Facebook e më pas në pjesën më të madhe të rrjeteve sociale.

“Foto e mrekullueshme! Shpresoj të ketë mbërritur tek njeriu përtej Oqeanit. Bëje planetin madhështor sërish!”, ishin një pjesë e reagimeve të shumta për foton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.