Kosova

AAK: Çfarë po ndodh në Zveçan është rikthim klasik i Serbisë në Kosovë!

Paralajmërimi se sot do të nis ndërtimi i 300 shtëpive për serbët në Zveçan, projekt ky i financuar nga Qeveria e Serbisë, është përpjekje për kolonizimin e tretë të Kosovës, vlerëson Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas AAK-së, Serbia nuk mund të realizojë asnjë projekt as madhor as të vogël në territorin e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës e ka për obligim kushtetues ta mbrojë vendin nga ndërhyrjet e jashtme, siç është edhe ky i sotmi, ose nëse nuk ka fuqi ta bëjë një gjë të tillë, ajo duhet që urgjentisht të tërhiqet nga detyra, të cilën s’po mund ta realizojë”.

“Asnjë qeveri nuk mund ta shndërrojë Serbinë në hisedar të Kosovës, dhe mosreagimi i qeverisë dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës, është i barabartë me tradhti kombëtare. Aq më tepër vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd, në një situatë të tillë, kur Serbia nuk e përfill as shtetin as Qeverinë e Prishtinës, s’ka më asnjë kuptim”.

“Ndërtimi i 300 shtëpive për serbët nga Qeveria e Serbisë dhe në territorin e Kosovës, nuk mund të konsiderohet ndryshe përpos si shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.

“Edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, është mirë ta rikthejnë edhe një herë betimin e dhënë dhe të mos mblidhen në seanca ku diskutohen çështje krejt ordinere, sikur Kosova është në normalitet. Kjo që po ndodh sot në Zveçan, është rikthim klasik i Serbisë në Kosovë!”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button