☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.92 ▼0.59%
ARI 4,459 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,675 ▼ -2.02% ETH $2,062 ▼ -2.8% XRP $1.3599 ▼ -1.97% SOL $86.0300 ▼ -3.44%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.92 ▼0.59 % ARI 4,459 ▲1.89 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.92 ▼0.59 % ARI 4,459 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

AAK, LDK-së: Me gjuhë ofenduese nuk mund të bëheni mburojë e dështimeve të Mustafës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi për media thekson se gjuha ofenduese e LDK-së, kundër AAK-së dhe Pal Lekajt, nuk mund të shndërrohet në mburojë të dështimeve të Isa Mustafës e as të LDK-së.

 AAK thekson se është e tmerrshme kur kryeministri i vendit, një opozitar e quan rrugaç, një tjetër bisht kali, një të tretë gomar, vrasës apo edhe me keq…ndërsa për gratë flet si me pas qenë hyrijat e haremeve.

Lexoni të plotë reagimin e AAK-së.

“Gjuha ofenduese e LDK-së, kundër AAK-së dhe Pal Lekajt, nuk mund të shndërrohet në mburojë të dështimeve të Isa Mustafës e as të LDK-së.

Kur disa mijëra qytetarë dalin në rrugë për një vit rresht, e disa mijëra të tjerë me nënshkrimet e tyre e kundërshtojnë kryeministrin e presidentin; kur krejt opozita është kundër vendimeve e marrëveshjeve të presidentit e të kryeministrit; kur presidenti dhe kryeministri nuk mund t‘i kalojnë vendimet e tyre në Kuvend, edhe pse i kanë dy të tretat; kur presidenti dhe kryeministri nuk mund t’i bindin as deputetët e partive të tyre se vendimet e marrëveshjet e tyre janë të drejta, kur qytetarët dhe opozita janë të pakënaqur me efektet e dialogut ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe asaj në Beograd dhe kur për të gjitha këto flasin hapur edhe qytetarët edhe opozita,  atëherë ata që kanë problem janë presidenti, kryeministri dhe qeveria e jo opozita ose njerëzit e saj.

Nuk është opozita ajo që këtë vend e ka shndërruar në strehë, ku hajnat flasin se si janë fisnikë, ku dezertorët flasin për trimëri, ku ish udhëheqësit komunistë na tregojnë si duhet atdheu, ku injorantët bëhen doktorë shkencash e profesorë…dhe kështu me radhë dhe të gjitha këto i bëjnë në emër dhe me pare të shtetit.

Është e tmerrshme kur Kryeministri i vendit, një opozitar e quan rrugaç, një tjetër bisht kali, një të tretë gomar, vrasës apo edhe me keq…ndërsa për gratë flet si me pas qenë hyrijat e haremeve.

Është më shumë se matrapazllëk kur një deputete, në shkëmbim të votës, merr terminal doganor, një tjetër bëhet ambasadore, një i tretë zv.kryeministër, e kështu në të gjitha hallkat e pushtetit mbi te cilin kanë vënë dorë dy njerëz me gjithë sejmenët e tyre.

Këto janë gabime të rënda që nuk shlyhen me fjalë, sado të zotët të jenë ‘oborrtarët’ e LDK-së e të pushtetit.

Gjuha ofenduese e Isa Mustafës dhe e LDK-së, kundër Pal Lekajt dhe opozitarëve të tjerë, nuk mund të shndërrohet në mburojë të dështimeve të Isa Mustafës e as të LDK-së”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.