☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 86.39 ▼8.84%
ARI 5,199 ▲1.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 86.39 ▼8.84 % ARI 5,199 ▲1.86 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 86.39 ▼8.84 % ARI 5,199 ▲1.86 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Opinion

Abdikimi i anëtarëve edhe rrënimi i Partisë Socialiste!

Demokracia brenda partisë rrallë vdes në një moment të vetëm. Ajo shkatërrohet nëpërmjet abdikimit: racionalizimeve dhe kompromiseve.

Nga IRENA BEQIRAJ

Më 23 mars 1933, brenda një dhome të ndriçuar dobët, ku ndihej aroma e ndenjur e tymit të purove, Ludwig Kaas po përpiqej ta bindte veten se po merrte vendimin e duhur. Kaas një prift katolik dhe udhëheqës i Partisë së Qendrës ndodhej në udhëkryq. Për disa vite, partia e tij ishte përpjekur të bllokonte ngritjen e Adolf Hitlerit. Por në vitin 1932, Nacional-Socialistët e Hitlerit u bënë forca më e madhe në parlament dhe në janar 1933, Hitleri u bë kancelar. Ndërsa Hitleri përpiqej të konsolidonte pushtetin, Partia e Qendrës ishte pengesa e fundit që ai të mos vendoste në kontroll të plotë Gjermaninë.

Hitleri kishte prezantuar Aktin e Mundësimit, akt i cili do t’i lejonte atij dhe kabinetit të tij mundësinë për të sunduar nëpërmjet akteve normative , duke e çmontuar demokracinë në thelbin e saj. Vetëm nëse Partia e Qendrës do të rezistonte, mund të bllokohej miratimi i aktit. Kaas dhe kolegët e tij udhëheqës të Partisë së Qendrës debatuan për orë të tëra, të ndarë midis mbrojtjes së parimit dhe vetëmbrojtjes. Disa kërkuan rezistencë, duke paralajmëruar se pushteti i Hitlerit duhej të kontrollohej. Por shumica kishin frikë nga pasojat e sfidës. Të tjerë ende mbaheshin pas shpresës se duke bashkëpunuar me Hitlerin, ata mund të ndikonin te Hitleri.
Në fund, Kaas e bindi veten se opsioni i tij më i mirë ishte të bashkëpunonte brenda realitetit të ri, në mënyrë që të mos shtypej prej tij. “Ne duhet ta ruajmë shpirtin tonë, por një refuzim i Aktit të Mundësimit do të rezultojë në pasoja të pakëndshme për partinë tonë”. u tha ai kolegëve të tij . Akti u miratua duke i hapur rrugën diktaturës së Hitlerit .
Mbështetja për aktin nuk kishte asgjë strategjike. Ajo nuk i moderoi qëndrimet e Hitlerit, përkundrazi i dha atij kontroll të plotë.
Ky episod ilustron logjikën e rrezikshme të abdikimit ose besimit se, përballë një kërcënimi në rritje për demokracinë, dorëzimi është strategji, edhe bashkëpunimi me një autokrat është mbijetesë.
Sa herë më jepet mundësia të flasë me socialistë të vjetër apo të rinj , antarë apo ish antarë të kryesisë së kësaj partie, ndjej po e njëjtën logjikë abdikimi . Po , anëtarët kryesorë të partisë socialiste kanë abdikuar , edhe kjo nuk ka ndodhur sot, por që në vitin 2005 .
Demokracia brenda saj u gërrye ngadalë, në fillim nëpërmjet dorëzimit gradual të atyre që e kishin ndërtuar e duhet ta mbronin atë. Pas çdo lëshimi, që partia bënte karshi kryetarit autokrati bëhej më të guximshëm më i pushtetshëm , ndaj dhe sot përmbysja u duket të gjithëve më vështirë. Përgjigjet që socialistët i konsideruan edhe i konsiderojnë pragmatike , duke pritur, duke heshtur, duke arritur një marrëveshje , vetëm sa e inkurajuan kryetarin autokrat duke çuar situatën deri tek urdhëresat me xheste .
Rënia e partisë Socialiste nuk ishte e pashmangshme , pasi udhëheqësit politikë kryesorë kishin shumë mundësi për t’u kundërpërgjigjur. Por disa në 2005 besonin se vetëm me Ramën në krye mund ta mundnin Berishën , disa se mund ta përdornin afërsinë me Ramën për të siguruar dominimin e tyre . Disa besonin se mund ta kontrollonin Ramën edhe pasi ta bëhej Kryeministër . Të gjithë gaboheshin.
Demokracia brenda partisë rrallë vdes në një moment të vetëm. Ajo shkatërrohet nëpërmjet abdikimit: racionalizimeve dhe kompromiseve. Partia Socialiste vdiq kur kur anëtarët me ndikim brenda saj mësuan ti thonë vetes se po të lëshojnë vetëm pak terren , do ishin më të sigurt apo se gjetja e një gjuhe të përbashkët me një përçarës është më praktike sesa të qëndrosh kundër tij.
Kryetari autoritar i cili sot i urdhëron as me fjalë por më geste ” të mbyllin gojën” nuk triumfoi kurrë vetë. Ai pati sukses sepse të tjerët e mundësuan atë , për shkak të ambicies së tyre, për shkak të frikës së tyre ose sepse i gjykuan gabim rreziqet e lëshimeve të vogla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.