☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,714 ▼ -0.75% ETH $2,473 ▼ -2.61% XRP $1.3372 ▼ -2.19% SOL $99.7500 ▼ -2.07%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Sporti

Abissnet Superiore në RTSH/ Porta e Tiranës i sjell fat Dinamos, derbi delikat në “Air Albania”

Dinamo dhe Tirana do të luajnë nesër derbin e fundit sezonal mes tyre. Në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00, dy skuadrat kryeqytetase luajnë një ndeshje vërtet delikate për objektivat e tyre: blutë për Europën dhe bardheblutë për mbijetesën.

Gjatë këtij sezoni Dinamo e Ilir Dajës nuk ka humbur asnjëherë ndaj Tiranës. Në 5 përballje të deritanishme, blutë kanë regjistruar 4 fitore dhe 1 barazim. Jo vetëm kaq, por në portën e Tiranës Dinamo ka shënuar më shumë gola se në asnjë portë tjetër.

Në tri përballjet e kampionatit, Dinamo i ka shënuar 9 gola Tiranës (1-2, 6-2 dhe 1-1). Në dy përballjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë blutë fituan dy herë me rezultatin 2-0, 4 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Në total në 5 sfida bëhen 13 gola të realizuar nga skuadra e Dajës dhe 4 nga ajo që aktualisht drejtohet nga Orges Shehi.

Ndeshja e së shtunës në mbrëmje ka një rëndësi të veçantë dhe pritet të jetë mjaft e luftuar. Trajneri Ilir Daja pritet të ketë mungesa, siç janë Bernard Berisha dhe Saliu Guindo, ndërsa Klevi Qefalija është në luftë me kohën. Rikthehet nga skualifikimi Dejvi Bregu, që mungoi në Ballsh për shkak kartonësh.

Tirana në anën tjetër vjen me grup të plotë dhe pas fitores me Egnatian, do të përpiqet të befasojë edhe Dinamon. Ndeshja e vlefshme për javën e 32-të të Abissnet Superiore do të transmetohet në RTSH.

The post Abissnet Superiore në RTSH/ Porta e Tiranës i sjell fat Dinamos, derbi delikat në “Air Albania” appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.