🌫️
Tiranë 17°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,594 ▲ +0.66% ETH $2,531 ▲ +0.73% XRP $1.4071 ▲ +0.21% SOL $111.4100 ▲ +0.96%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Politika

Shqipëria drejt fazës së mbylljes së negociatave me BE, të martën në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare

Të martën (25 maj) në Bruksel do të mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, një moment që konsiderohet vendimtar në procesin e integrimit europian të vendit.

Mbledhja organizohet nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian, COREPER, dhe pritet të shënojë çeljen zyrtare të fazës mbyllëse të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Vendimi i vendeve anëtare vjen pas vlerësimit pozitiv të progresit të Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve kyçe të procesit të integrimit europian.

Në fokus të këtij vlerësimi janë forcimi i shtetit të së drejtës, konsolidimi i institucioneve demokratike dhe avancimi i reformave të kërkuara nga Bashkimi Europian.

Një rëndësi të veçantë në raportet e institucioneve europiane zë reforma në drejtësi. Sipas vlerësimeve të BE-së, Shqipëria ka bërë hapa përpara në funksionimin e pavarur dhe efikas të institucioneve të drejtësisë, si edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përmes kësaj konference, Bashkimi Europian rikonfirmon mbështetjen për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe inkurajon vijimin e reformave për forcimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror.

Konferenca e së martës në Bruksel shihet si një tjetër hap i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt UNIONIT.

/RTSH/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.