🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,083 ▲ +0.72% ETH $1,721 ▼ -0.26% XRP $1.1418 ▼ -0.4% SOL $73.2700 ▲ +2.39%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Turizmi sërish me rritje në prill, të huajt 8.8% më shumë se një vit më parë

Për të dytin muaj radhazi turizmi ka shënuar një ecuri të mirë të tij. Pas rritjes me 11 për qind të të huajve në mars, prilli rezulton me 8.8 për qind më shumë të huaj sesa prilli i vitit të shkuar.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave mbi Lëvizjen e Shtetasve konfirmojnë atë që në fakt parashikoni edhe operatorët turistikë se rritja turistike do të vijojë edhe gjatë këtij viti shtuar këtu përveç efektit të promovimit edhe ndikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme.

Konkretisht gjatë muajit Prill 2026, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.617.841 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

“Ky tregues ka pësuar një rritje me 8,8 %, krahasuar me Prill 2025. Gjithashtu, 1.602.018 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 7,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet në Shqipëri:

• Shtetas shqiptarë: 726.427 (rritje me 8,7 %)  Shtetas të huaj: 891.414 (rritje me 8,8 %)” thuhet në publikim. I njëjti nënvizon se sa i takon rajoneve të hyjes së shtetasve të huaj  Evropa Jugore kontribuon me 74 % dhe Evropa Perëndimore me 11 % të hyrjeve nga Evropa.

“Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98 % të rasteve është për qëllime personale. Në Prill 2026, ky tregues ka shënuar një rritje me 9,2 %, krahasuar me Prill 2025. Hyrjet e shtetasve të huaj, për qëllime biznesi dhe profesionale kanë rënë me 4,7 %”.

Sa i takon daljeve të dhënat e INSTAT tregojnë shtetas shqiptarë ishin 742.088 (rritje me 8,5 %) shtetas të huaj 859.930 (rritje me 7,3 %).

Pritshmëritë për vitin 2026

Pritshmëria e operatorëve turistikë është optimiste për vitin 2026 duke parashikuar një ecuri të ngjashme me vitin 2025.

Kësaj pritshmërie ju shtua edhe fakti se konflikti në Lindjen e Mesme u pa si një mundësi që vizitorët që planifikonin pushime në këtë rajon të ndryshonin planet për destinacione më të sigurta ku Shqipëria bën pjesë gjithashtu.

Ndërkohë pavarësisht një nisje të ngadaltë në janar dhe shkurt si efekt i kushteve të motit aspak të favorshme, pranvera po shënon një ecuri të mirë si efekt i tureve kulturore dhe turistëve në rritje që vijnë si individualë. Edhe sezoni i verës pritet të shënojë ecuri të mirë ku sinjalet e para i kanë dhënë kontratat me garanci.

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.