☁️
Tiranë 19°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,554 ▲1.65%
DOW 51,671 ▲0.92%
NASDAQ 26,684 ▲3.07%
NAFTA 81.41 ▲0.82%
ARI 4,335 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
₿ CRYPTO
BTC $66,164 ▲ +0.84% ETH $1,787 ▲ +3.64% XRP $1.2368 ▲ +5.2% SOL $73.7100 ▲ +4.32%
S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 81.41 ▲0.82 % ARI 4,335 ▼0.39 % S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 81.41 ▲0.82 % ARI 4,335 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
16 Jun 2026
Breaking
Politika

Balla: Shqipëria në prag të fazës përmbyllëse të negociatave me BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të drejtësisë, anëtarë të Shoqatës Europiane të Studentëve të Drejtësisë (ELSA) në kuadër të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Në fjalën e tij, Balla njëherësh dhe Bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, vlerësoi se Shqipëria ndodhet në një moment historik të procesit të integrimit europian, në prag të zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila pritet të vulosë hyrjen në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Duke folur mbi dimensionin shoqëror dhe njerëzor të integrimit europian, Balla theksoi se shqiptarët janë integruar prej kohësh në Europë përmes kontributit të mijëra bashkëatdhetarëve që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në vendet anëtare të Bashkimit Europian, duke e bërë integrimin europian një realitet të përditshëm për shoqërinë shqiptare.

Gjatë aktivitetit u prezantuan zhvillimet kryesore të procesit negociues dhe progresi i Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit me acquis. Në këtë kuadër u evidentua roli i Kuvendit të Shqipërisë në avancimin e reformave, monitorimin parlamentar dhe forcimin e standardeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës.

U bë e ditur se gjatë vitit 2025 Kuvendi i Shqipërisë shqyrtoi 163 projektligje, ndërsa Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi 24 mbledhje dhe shqyrtoi 18 projektligje të lidhura drejtpërdrejt me procesin e integrimit europian.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe reforma në drejtësi, për të cilën draft rezoluta mbi Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë 2025 vlerëson vijimin e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si një mekanizëm që ka kontribuar në rritjen e integritetit dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor.

Takimi përkoi gjithashtu me 180-vjetorin e lindjes së Naim Frashëri. Në këtë kuadër, Balla theksoi simbolikën e veçantë që Shqipëria hyn në fazën përmbyllëse të negociatave me Bashkimin Europian në vitin e përkujtimit të rilindasit të madh shqiptar, i cili projektoi aspiratën europiane të shqiptarëve drejt “Diellit që lind andej nga perëndon”.

Pjesë e diskutimeve me studentët e drejtësisë ishte dhe mbajtja më 7 maj e sesionit hapës të Kongresit Botëror të Ligjit (World Law Congress), pararendës i vetë Kongresit që do të mbahet në maj 2027. Sesioni hapës dhe vetë kongresi janë një hapësirë ku Shqipëria mirëpret juristë, akademikë dhe personalitete nga e gjithë bota për të diskutuar mbi sfidat e shtetit të së drejtës në një kohë kur besimi tek institucionet vihet në provë. Tirana sipas Ballëa është bërë pjesë e një dialogu global për drejtësinë dhe demokracinë dhe natyrshëm një vlerësim ndërkombëtar për progresin e Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

Takimi u fokusua gjithashtu tek roli i brezit të ri të juristëve në procesin e integrimit europian dhe nevoja për profesionistë të përgatitur mbi të drejtën europiane dhe standardet moderne të shtetit të së drejtës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.