🌫️
Tiranë 17°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,594 ▲ +0.66% ETH $2,531 ▲ +0.73% XRP $1.4071 ▲ +0.21% SOL $111.4100 ▲ +0.96%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Politika

Haxhiu: Nëse Shqipëria dështon me kushtet e BE-së, faji bie vetëm mbi qeverinë

Raporti IBAR mori vlerësimin e Grupit të Punës, duke i hapur rrugë mbajtjes së konferencës ndërqeveritare më 26 maj.

Në studion e MCN TV, analisti Baton Haxhiu tha se nëse kushtet e reja që ka vendosur BE nuk do të plotësohen, faji është ekskluzivisht i qeverisë. Por, sipas tij, miratimi i IBAR-it është meritë e miqve të Shqipërisë si Italia e Franca dhe vetë punës së qeverisë.
“Maxhoranca e ka pasur pikën qendrore të saj, ndaj natyrshëm do të ndërtojë PR e vet për suksesin e datës 26 maj. Kushtet që ka vendosur BE, që besoj qeveria do t’i respektojë një nga një, janë jo të pakta. Duhen adresuar disa çështje që për hir të së vërtetës nuk janë të vështira. Rrëfimi politik i kësaj maxhorance nis të martën. Negociatat e BE me një shtet nuk ekzistojnë, ekzistojnë vetëm kushtet dhe ata i kanë vendosur.
Nëse kushtet nuk plotësohen, faji është ekskluzivisht i qeverisë.

Nuk ka rrugë tjetër veç plotësimit të kushteve. Dy muajt e fundit kanë qenë betejë se a duhet apo jo Shqipëria ta kalojë IBAR-in. Me insistimin e Italisë dhe Francës, ka fituar miqësia e shteteve që e kanë përkrahur Shqipërinë. Meqenëse procesi duket i suksesshëm, merita të mëdha duhet t’i takojnë Italisë, Francës dhe qeverisë shqiptare. Kushtet që përmend zoti Bardhi nuk janë gjë e re. Madje më duket gjuhë e butë në raport me atë që jemi mësuar të dëgjojmë”

Haxhiu komentoi edhe referendumin e mbajtur dje në PD, i cili i dha një tjetër mandat Sali Berishës si kryetar.

“Berisha më shumë një fotografi që qëndron në mur dhe jo një figurë e gjallë. Kjo është humbje e të djathtës. Fatkeqësisht 37 mijë votuesit kanë votuar gabim. “

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.