Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,483 ▲ +1.28% ETH $2,120 ▲ +1.29% XRP $1.3602 ▲ +0.87% SOL $86.1200 ▲ +1.04%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet e 7 qershorit/ KQZ zbardh hapat e numërimit, rezultatet finale brenda qershorit, certifikimi në korrik

Pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve më 7 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvendosë të gjithë dinamikën e punës në qendrat e numërimit, me qëllim mbylljen e suksesshme të procesit zgjedhor.

Sipas planifikimeve, i gjithë aktiviteti do të përqendrohet në 38 Qendrat Komunale të Numërimit, si dhe në Qendrën Kryesore të Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) në Prishtinë.

Në nivel lokal, në secilën prej 38 komunave, do të bëhet verifikimi i rezultateve për subjektet politike direkt nga formularët e plotësuar në vendvotime. Gjithashtu, aty do të bëhet edhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Valmir Elezi nga KQZ shprehet: “Sipas planifikimeve të vendosura në planin e aktiviteteve nga KQZ, në rast se nuk ka ankesa, atëherë KQZ do të mund të shpallë rezultatin përfundimtar deri më datë 26 qershor. Ndërkaq, certifikimi i rezultateve përfundimtare dhe njëkohësisht përmbyllja e procesit zgjedhor planifikohet të bëhet deri më datën 6 korrik”

Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve (QNR) do të jetë përgjegjëse për kategoritë specifike të votave. Aty do të bëhet numërimi i votave nga mërgata, votat me kusht, si dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

“Në këtë qendër gjithashtu, do të thotë përveç këtyre aktiviteteve, do të bëhet rinumërimi deri në 10% të vendvotimeve për secilën komunë si masë kontrolli i procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputet, por mund të ketë edhe rinumërime të tjera të cilat mund të vijnë si rezultat i vendimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe nga Gjykata Supreme”, thotë Valmir Elezi nga KQZ.

Vonesa në certifikimin e rezultatit mund të sjellin vetëm ankesat e mundshme.

“Mes shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve dhe certifikimit të këtyre rezultateve, Ligji për zgjedhjet e përgjithshme parasheh proces ankimor për subjektet politike, fillimisht në PZAP dhe çështjet, siç dihet, mund të shkojnë deri në Gjykatën Supreme, do të thotë një proces ankimor ndaj rezultateve që i shpall KQZ”, vijon Elezi.

Certifikimi i rezultateve është hapi i fundit që përmbyll procesin zgjedhor. Në rast se KQZ arrin ta bëjë këtë sipas planifikimeve më datë 6 korrik, atëherë Parlamenti i ri do të ketë kohë deri më 4 shtator për të zgjedhur presidentin e ri, në të kundërtën do të ketë zgjedhje të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.