☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.92 ▲1.52%
ARI 4,713 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,767 ▼ -0.13% ETH $2,092 ▲ +1.06% XRP $1.3368 ▲ +0.2% SOL $82.8200 ▼ -0.96%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.92 ▲1.52 % ARI 4,713 ▲0.73 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.92 ▲1.52 % ARI 4,713 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Abuzimet, “përgjegjësi e kryetarëve”. Analistët komentojnë goditjet që SPAK ka dhënë majtas dhe djathtas

Të majtë dhe të djathtë, të zgjedhurit lokal po  bien një nga një ne rrjetën e SPAK për shkak të abuzimeve me  tenderat ndër vite. Në vlerësimin e analistëve pa përgjegjësi nuk janë as kryetarët e partive.
Frrok Çupi: Në vendin tonë pluralizmi është shoqëruar me kualitetet e partive familje, të interesave financiare dhe ekonomike dhe kjo ka krijuar pastaj bosët dhe ushtarët brenda partisë që shërbejnë për të grumbulluar para. Nëse nuk vënë atë gjë që bëri ai i Pogradecit dhe Lushnjes, atëherë nuk reziston.

Enton Abilekaj: Besoj se përgjegjësia kryesore është e kryetarëve të partive se kryetarët e partive i kanë vënë aty që ata të shfrytëzojnë pushtetin për të rritur partinë. Kjo është arsyeja përshembull në rastin e Pogradecit që PD ka marrrë një figurë të majtë dhe e bën kryetar Bashkie të së djathtës. E ka vënë për këtë arsye që me influencën që ka të marrë bashkinë dhe me pushtetin që ka të zgjerojnë partinë. Kjo ndodh edhe në Lushnjë që në qoftë se ti jep rezultat të mirë në zgjedhje, ti mund të bësh cfarë të duash me tenderat sepse paratë po i çon atje ku duhet.

Frrok Çupi: Hetimi është hetim, pavarësisht se cili shkon i pari në rrjetën e hetimit ose jo. Mos harrojmë se nëse SPAK e sheh këtë gjë në balanca, kjo bëhet për arsye të besueshmërisë ndaj SPAK dhe drejtësisë.

Enton Abilekaj: SPAK në rastin e tenderit të uniformave duhet të sqarojë pse kryetarja e komisionit të verifikimit të ofertave u shkarkua nga detyra një javë para se të arrestohej. A është dekonspiruar operacioni. Në rastin e Pogradecit duhet të sqarojë çfarë do të thotë pengim i zgjedhjeve të 30 qershorit, e përcakton SPAK-u apo Kushtetuesja?

Edi Rama e shkarkoi dhe e përjashtoi nga partia kryebashkiakun e Lushnjes pasi SPAK i vuri prangat, ndërkohë Lulzim Basha  i ndërpreu karrierën politike ish kryebashkiakut të Pogradecit para se skandali i tij të dilte në dritë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.