Arte

Adriana Elini-Xhajanka “Kineastja e Prillit”, në 80 përvjetorin e lindjes

Adriana Elini-Xhajanka, regjisorja e filmit më të mire portret, “Koli Idromeno, figurë e shquar kombëtare”. Fituese e medalies “Regjisorja më e mirë e Festivalit” me filmin “Çdo vijë një vizatim”. (Ky eshte nje material Profil i pergatitur nga KinoPublicisti Ilia Dede, ne kujtim te 80-vjetorit te lindjes te nje prej Kineasteve te para te filmit dokumentar ne “Kinostudion Shqiperia Sot”, Adriana qe dha kontribut ne historine e artit kinematografik).
 
Bota e madhe e artit shqiptar shkëlqen fuqishëm nga puna dhe talenti i sa e sa artistëve të apasionuar , të cilët vunë gjthcka në shërbim të tij, kohën, rininë, forcat për të sjellë në art, jetën e përditëshme, punën njerëzit e thjeshtë. Adriana Elini- Xhajanka, regjisore e shquar e filmit dokumentar, është pjesë e asaj plejade artistësh të “Kinostudios Shqipëria Sot”, që la gjurmë me krijmtarinë e saj, në historinë e artit të shtatë, siç cilësohet kinematografia. Adriana i përket brezit të dytë të regjisoreve të montazhit që filloi punën në fund të viteve 50-të, por që me pasion e dashuri për profesionin superoi montazhin, në regjisore të filmit dokumentar dhe që për mëse tre dekada, krijoi vlera të padiskutueshme në art.
Adriana Elini-Xhajanka, u lind në Tiranë, në 3 prill 1937 në një familje qytetare e të shquar për idealet e vyera ndaj Atdheut. Mbasi kreu në Tiranë, studimet në fakultetin e Histori-Gjeografisë, Adriana do të niste punën e saj të ardhshme, ku do ti duhesh ti binte kryq e tërthorë Shqipërisë, të shfletonte libra, ngjarje data e personazhe që bënë historinë e këtij populli, duke i përjetësuar ata në celuloid.
  
Adriana ka lënë thesarin e montazhit analitik dhe të durueshëm
 “Syri flet më shumë se buza”. Të ndërmendet kjo aksiomë, për këdo që e ka njohur nga afër regjisoren Adriana. Kineastja që të befasonte e mrekullonte me faktin, se si perputheshin tipi, karakteri, kultura e natyra e njeriut, që edhe kur flet, i bulëzon fjala, mendimet me zë të ulët, dhe përvetësimi i artit të syrit, siç është kinemaja, pikërisht, nga makineria për montimin e filmit, siç është Moviola, ku Adriana u ul në moshën 20-vjeçare drejt filmografisë të mëse 50 filmave.

Bashkohësia dhe jetëgjatësia filmike, në mesazhe dhe dëshmi kohore
Klima që i ngjante një deti të qetë në sipërfaqe, me rryma në brendësi të tij, do të shoqëronte vitet e punës e të kapërcimeve krijuese për kinoregjisoren e ardhshme Adriana. Në tavolinën e montazhit, në të cilën punonte Adriana, për ti dhënë formë si produkt filmik, mijëra kilomentrave të xhiruara drejtë shfaqjeve në ekranet e kinemase, qëndrojnë dhjetra kuti të filmave dokumentarë, që realizoi regjisorja Elini-Xhajanka.

 Rishtazi, përtej “Horizonteve të hapura”
“Pagëzimi” profesional i regjisores së re të montazhit, është filmi artistik, “Horizonte të hapura”, me regjisor Viktor Gjika, skenarist, shkrimtarin e madh Dritero Agolli, simbolikisht edhe një horizont i hapur për kineasten e re.
 
Galeria e portreteve filmike të bashkëkohësve
Për Kinopublicistin Ilia Dede, regjisorja Elini, ishte vëzhguese e heshtur.  
Asaj i ka munguar patetizmi i asokohe për të arritur suksesin e ditës.  Prioriteti krijues i kësaj regjisoreje e cila si rrallëkush, bashkëpunonte me skenaristin që në bërthamë të filmit, e deri në zbërthime tekno-regjisorjale, sikronizimin e tekstit me figurën, por mbi të gjitha ajo sinkronizonte komunikimin qytetar. Mjafton të shohësh filmografinë e Adrianës, sidomos, filmat portret, si: “Mjeshtri dhe nxënësi e tij”, ku portretizohet shpikësi i radiaos së parë shqiptare e themeluesi i prodhimeve radioteknike e televizive, si dhe tjerë filma: “Me ndërtuesit e Muzeut Historik Kombëtar”, “Fanfarat e të vegjëlve”,  “Dritë në Koman”, “Furrënalta”, “Arti i lashtë, mjeshtra të rinj” etj.
Kjo regjisore, do të vendoste në celoloid, jashtë autocensurës, jetën e njerzëve të thejshtë, duke portretizuar figura me botë shpirterore, me bashkëkohësi, si dëshmi e kohës në atë atmosferë totalitare. Kinoregjisorja Elini, ka shfrytëzuar të gjitha mjetet shprehëse të filmit portret, për të zbërthyer përvojën e dobishme të më të përparuarve, “kyçin” e punës kërkimore shkencore, shpikjeve dhe racionalizimive të bashkëkohësve që i sillnin të mira materiale shoqërisë së kohës. Regjisura e pjekur dhe efektive e kësaj kinesateje, në këto filma kanë ndërthurur element të arsenalit, te gjuhës së filmit shkencor popullor, si një mision që e ka gjinia dokumentare dhe e përmbushte kjo kineaste.
  
Regjisorja-festivaliste me trofe filmash fitues
Pikërisht, në muajin Prill, me të cilin fillon pranvera, fillonin tradicionalisht edhe festivalet e filmave shqiptare. Prillin do ta përjetonte me ndjesi të forta shpirtërore e krijuese, Adriana, edhe si regjisore konkuruese në Festival, por edhe me bilancin njerëzor që i bënte vetes, në prillin e ditëlindjes së saj. Që në festivalin e parë të filmit, i cili vjen pas goditjeve të rënda që ka marrë jeta kulturore shqiptare, veçanërisht në pikturë, muzikë dhe dramaturgji, kinoregjisorja, Adriana Elini, konkuroi me filmin dokumentar “Qilimat tanë”, por, deri këtu krijimtaria e saj nuk eci mbi qilim, ashtu siç edhe do të vijonte në të ardhmen. Dihet, se filmat e autorëve pretendent për të marrë pjesë në festivalet e filmit, kalonin në një proçes përzgjedhjeje, në sitat më të holla, prandaj dhe ndjehesh i vlerësuar dhe i kënaqur kur arrin të përfshihesh me filmin tënd në kalendarin  e festivalit. Në festivalin e dytë të filmit shqiptar, regjisorja Elini, konkuron me filmin dokumentar ”Shtëpite malore të pushimit”  me skenar letrar dhe tekst të shkruar nga Ilia Dede.  Por, paradoks është fakti  se, ndërsa filmi u vlerësua në festivalin e Kajros, nga një juri ndërkombëtare, na u krijua sherri  me drejtuesit e BPSH, pse ne nuk kishim në film pushuesit që lexonin veprat e Partisë dhe të “shokut Enver”, ndërkohë që filmi transmetonte imazhin real e të bukur të problemit qe kish filmi. Filma dokumentar kanë mbetur si dokumenti i gjallë i kohës dhe i njerëzve. Adriana si regjisore e kulturuar, nuk ka qenë nën  ethet e festivalomanisë, siç ishin kapluar të tjerë që vraponin drejt temave jubilare të mëdha, pllakateske me drejtuesi të lartë të partisë. Breza të tërë kineastësh, autorë të skenareve letrare dhe tekseve të filmave dokumentarë kanë bashkëpunuar me kinoregjosoren Adriana si: Angjelina Xhara, Vllasova Musta, Fatbardha Demi, Shpresa Vreto, Kliton Gilani, Kolec Traboini, Luan Rama, Ilia Dede, Bashkim Hoxha e operatorët Agim Fortuzi, Sokrat Muça, Ferdinat Karuni, Ibrahim Kasapi, Ilia Terpini, Niko Treni Agim Zeneli.
Filmat konkurues dhe fitues të kinoregjisores Elini si më e mira e festivalit
Regjisorja Elini konkuron me dy filma portret: “Ju përshendes” dhe “Mjeshteri dhe nxesit e tij”. Ndërsa në vitin 1984, trofenë e rrëmben filmi i saj “Ç’do vijë-një vizatim” me skenar të Shpresa Vretos. Ku Adriana fiton medaljen e regjisores më të mirë të festivalit të filmit. 
Ndërsa në vitin 1987 filmi portret për figuren e piktorit, arkitektit, kineastit Kole Idromenos, do të fitonte çmimin e tretë në Festivalit të Filmit Dokumentar. Ndërsa sot ky film po kërkohet nga studio e huaja, për tu ridimencinuar me teknikat bashkohore, për vlerat e veçanta që mban realizimi regjisorial i tij.  
 
Lako: “Faleminderit Adriana për thesarin që ke lënë”
Natasha Lako, shkrimatare skenariste, ish-drejtore e Arkivit Shteteror të filmit shqiptar. Në vlerësimet që ajo ka publikuar në botimet e saja, jep konsiderata për kinoregjisoren Elini -Xhajanka “As Adriana vet nuk ka qenë shumë e ndërgjegjshme për thesarin që na ka lënë, në ate imazh analitik dhe të durueshëm.  Pa këndvështrimin e saj, nuk do të kishim ato portrete njerëzish, ato plane të jashtëzakoneshme. Për këtë sot i themi:  Faleminderit!. Por sot  njerëzit nuk janë aq koshientë për të pare çfarë gjurme jete na ka lënë këndvështrimi i Adrianës“, shkruan Lako.
  
Dokument-ar, ar-dokument derdhi Adriana në bankën e filmave
Regjisorja Adriana Elini, në këtë Prill të tetëdhjetë të ditëlindjes, i mungon muajt, por Emri i saj, dritëson në filmat dokumentar të shfaqura në ekrane, sepse ekrani është qepalla e syrit të kineastes, të artit të syrit, që na ka lënë mesazhe në jetëgjatësi dhe rezonancë vlerash historike e njerëzore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button