☁️
Tiranë 9°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.48 ▲1.09%
ARI 4,723 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,188 ▲ +2.1% ETH $2,096 ▲ +3.05% XRP $1.3355 ▲ +0.48% SOL $82.7400 ▼ -0.18%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.48 ▲1.09 % ARI 4,723 ▲0.95 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.48 ▲1.09 % ARI 4,723 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Aeroporti i Korçës ka kaluar tashmë në pronësi të Bashkisë nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes

Bashkia Korçë po orienton investime të rëndësishme në funksion të zhvillimit të turizmit që po rrit ekonominë lokale.

Pista e skive moderne dhe aeroporti, dy projektet e reja që nisin këtë vit në Korçë, i shtohen aseteve të investimeve në infrastrukturën e përmirësuar, hapësirave të gjelbra, historisë, traditës, kulturës e kulinarisë, që janë disa prej faktorëve që e kanë kthyer turizmin, në sektorin prioritar të zhvillimit ekonomik të zonës.

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) tha se, “dy projekte të rëndësishme në sektorin e turizmit, synon të realizojë Bashkia Korçë gjatë këtij viti. Ngritja e pistës së skive do të jetë e parë me standarde moderne në territorin e vendit tonë dhe do të krijojë mundësi më të mira për zhvillimin e turizmit dimëror në bashkinë Korçë dhe projekti i dytë vënia në eficensë e aeroportit të Korçës për fluturime sportive turistike”.

Filo shprehet për ATSH-në, se aeroporti i Korçës ka kaluar tashmë në pronësi të Bashkisë nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ne kemi filluar menjëherë punën për të realizuar ndërhyrjet e para që mundësojnë vënien në eficensë të këtij aeroporti në funksion të fluturimeve turistike dhe sportive.

Ndërsa pista e re e skive parashikuar që të ngrihet në fshatin Nikolicë të rrethit të Devollit, do të jetë një tjetër atraksion i shtuar për turistët e vizitorët e shumtë që frekuentojnë fshatrat turistik të Dardhës e Voskopojës në Bashkinë Korçë.

Krahas këtyre dy projekteve të rëndësishëm, kryetari i Bashkisë Korçë na tregon se, po punon për hartimin edhe të një “Plani Aktiv” në turizëm që do të hartohet në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit që operojnë në fushën e turizmit, por edhe me organizata të ndryshme që  operojnë në sektorin e turizmit, me qëllim që siç thotë Filo, “të kemi një strategji dhe plan veprimi me projekte të mirë përcaktuara, për atë që do të jetë e ardhmja e turizmit gjithëvjetor në Bashkinë Korçë”.

Korça është një nga shembujt më domethënës të qyteteve shqiptare që shfrytëzojnë turizmin në katër stinë të vitit, kryesisht atë malor dhe kulturor.

Me kapacitete të shtuara akomoduese dhe rritje e investimeve, ky qytet po tërheqë gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve të shumtë vendas dhe të huaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.