Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 05 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.17%
DOW 54,349 ▲0.49%
NASDAQ 26,363 ▼0.83%
NAFTA 75.08 ▼0.91%
ARI 4,307 ▲3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,952 ▲ +0.96% ETH $1,920 ▲ +2.27% XRP $1.0709 ▼ -0.76% SOL $74.4500 ▲ +0.16%
S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.08 ▼0.91 % ARI 4,307 ▲3.72 % S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.08 ▼0.91 % ARI 4,307 ▲3.72 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Politika

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

Çështja e aeroportit të Vlorës, nuk duhet parë si një debat politik, por si një çështje që lidhet me interesin e Republikës së Shqipërisë.

Kështu u shpreh juristi Ylli Manjani, në rubrikën “Përballë Lajmit” në Klan News, për gazetarin Besard Jacaj.

Manjani theksoi se aeroporti i Vlorës është një investim me rëndësi publike dhe se shteti nuk mund të qëndrojë pasiv përballë moszbatimit të afateve të parashikuara në kontratë.

“Çështja e aeroportit të Vlorës nuk është çështja e Behgjet Pacollit, nuk është as çështje e Edi Ramës. Është çështje e Republikës së Shqipërisë. Është çështje e një investimi në Republikën e Shqipërisë. Na pëlqen apo s’na pëlqen, jemi dakord apo s’jemi dakord, është një fazë e tejkaluar”, tha ai.

Aeroporti duhej të ishte përfunduar dhe të ishte funksional prej muajit shkurt të këtij viti, ndërsa mosrealizimi i këtij detyrimi kontraktor e vendos shtetin përballë nevojës për të ndërhyrë, siç u shpreh juristi.

“Është totalisht historia që Shqipëria duhet të ketë një aeroport, duhej ta kishte një aeroport të dytë në Vlorë që prej shkurtit të këtij viti. Dhe që prej shkurtit të këtij viti e sot jemi në fillim të gushtit, ky aeroport nuk është ndërtuar. Do të thotë detyrimi kontraktor nuk është realizuar dhe shteti nuk mund të rrijë duarkryq. Është fare e thjeshtë. Kjo është një kontratë. Nuk ka lidhje fare me politikë apo me histori personale. Kjo nuk është çështje do fitojë apo s’do fitojë Behgjeti, do fitojë apo s’do fitojë Edi Rama, apo le të themi ortakët e Behgjetit. Është një histori që prej një viti çfarë s’kemi dëgjuar. Nga një gjyq në tjetrin, nga një ortak në tjetrin, histori që s’mbarojnë kurrë. Fundi i historisë është ky, ne na duhet aeroporti. Ky aeroport nuk është dhe për pasojë shteti duhet të ndërhyjë. Kaq, fare e thjeshtë!”, tha ai.

Lidhur me pretendimet e bëra për pronësitë, Manjani u shpreh se çështjet që lidhen me përqindjet e aksioneve janë përgjegjësi e vetë ortakëve dhe jo e shtetit.

Besard Jacaj: Por a duhet të ndërhyjë shteti në ato raste që Pacolli thotë se 2% po kërkon t’i marrë pronësinë nën 98% që është vetë ai?

Ylli Manjani: Unë nuk besoj se ndërhyrja e shtetit ka të bëjë me 2% kundër 98%. Këto përqindje të aksioneve kanë të bëjnë ndërmjet vetë aksionerëve. Pra Behgjeti me aksionerin tjetër duhet të sqarojnë punët e përqindjeve. Është krejtësisht puna e tyre, nuk ka punë shteti këtu. Puna e shtetit, detyra e shtetit, fillon tek fakti që duhej të kishte sot një aeroport në Vlorë. Ky aeroport nuk është dhe për pasojë duhet të ndërhyhet sa më parë. Kaq.

Kujtojmë së vendimi i Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës për anulimin e kontratës së koncesionit të aeroportit të ndërkombëtar të Vlorës, do dërgohet në gjykatën e arbitrazhit nga kompania Mabco, në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli.

Përmes një reagimi zyrtar, sipërmarrësi nga Kosova konfirmoi se ka marrë në dorë shkresën për inicimin e zgjidhjes së kontratës për të cilën thotë se nuk përputhet me faktet, dokumentacionin dhe realitetin e projektit.

Punimet për ndërtimin Aeroportit të Vlorës nisën zyrtarisht në nëntor të vitit 2021. Sipas kontratës, aeroporti duhej të përfundonte brenda rreth 3 viteve dhe të niste operimet gjatë vitit 2025. Pacolli ka bërë të ditur se ka investuar 320 milionë euro për ndërtimin e aeroportit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.