Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 81.84 ▲0.73%
ARI 4,387 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $63,214 ▼ -1% ETH $1,879 ▼ -0.88% XRP $1.0081 ▼ -0.49% SOL $75.6600 ▼ -1.1%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.84 ▲0.73 % ARI 4,387 ▼0.75 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.84 ▲0.73 % ARI 4,387 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Politika

Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në dark

Në hapësirën informative Përballë Lajmit me gazetarin Besard Jacaj në Televizionin Kombëtar Klan News ishte ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani tha se protestuesit e kanë kthyer në personazh. Ai tha se mashtruesit elektronikë zhvendosin çdo gjë nga konteksti.

“Këta persona që më vendosin mua në kontekst të ndryshëm, nuk janë tjetër gjë, përpos se mashtrues elektronikë. Kur kam thënë për ‘bukën e gojës’, e kam pasur në kontekstin e votës dhe jo për të drejtën për protestë. Shitja e votës nuk justifikohet në emër të bukës së gojës, këtë kam thënë unë më herët në intervistat e mia. Unë nuk u kam thënë unë shqiptarëve që mos dilni në protestë. Ata që ndryshojnë kontekstin janë mashtrues, janë horra elektronikë. Ata kanë publikuar dhe numrin tim të telefonit dhe kanë nxitur urrejtjen e njerëzve me fjalë, që nuk i kam thënë unë”, tha Manjani.

Ata që quajti mashtrues elektronikë, tha se veprojnë me budallikun e tyre. Përsëriti, duke deklaruar se kush e shan është i sharë.

“Prapë po e them se kush më shan, është i sharë. Është shumë e thjeshtë, është logjikë e pastër. Nuk ka asnjë dashakeqësi në këtë gjë. Kush merret me personin tim, familjen time, që shan nga mëngjesi në mëngjes, është i sharë nga mëngjesi në mëngjes. Unë nuk jam në pushtet, nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua”, deklaroi Manjani.

Ish-ministri u shpreh se protesta nuk e ka të qartë se çfarë dëshiron të arrijë, ndaj e quajti një protestë absurde. Sipas Manjanit, në protestë ka pasur edhe elementë destabilizues dhe vetë shpallja e disa personave non grata e dëshmon këtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.