Kronika

Afera 5 miliardë lekë me rrugët, dalin para gjykatës dy ish-drejtorët e ARRSH

Ka nisur prej orës 11 në Elbasan masa e sigurisë për dy ish-drejtorët e rrugëve Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të cilët u arrestuan disa ditë më parë.

Seanca është ndërprerë  pas kërkesës për përjashtimin e gjyqtares. Në sallë ka pasur tensione herë pas here mes avokatëve dhe gjyqtares.

Avokati Neshat Fana: Keni marrë vendimet për masën e sigurisë dhe kontrollin e banesës në kundërshtim me ligjin. Do të bëjmë kallëzim penal ndaj jush për shpërdorim detyre. E morët këtë vendim pa pasur prova se në banesën e  Andi Tomës kishte prova materiale

Ndërkohë një gjyqtar tjetër do të shqyrtojë kërkesën për dorëheqjen e gjyqtares dhe seanca pritet të rifillojë brenda një ore.

Prokuroria dyshon se dy ish-zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën gjatë tenderimit të rrugës Elbasan-Gjinar dhe rehabilitimit të këtij aksi rrugor.

Andi Toma ishte drejtor i Përgjithshëm i ARRSH nga 2008-2013 dhe u pasua nga Dashamir Xhika i cili drejtoi autoritetin rrugor deri në vitin 2017.

Seancën prej fillimet e ka ndjekur edhe ish-ministri Edmond Haxhinasto.

Arrestimi
Prokuroria e Elbasanit urdhëroi arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të rrugëve Dashamir Xhika, pas abuzimeve që janë konstatuar në procedurat tenderuese dhe mbikëqyrëse në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 5.3 miliard lekë. Procedurat për ndërtimin e kësaj rruge kanë nisur që në vitin 2009 kur në krye të Drejtorisë së Rrugëve ishte Andi Toma, ndërsa në vitin 2015 është tenderuar gjithashtu rikonstruksioni i rrugës i cili nuk u realizua kurrë.

Të proceduar janë ish-zyrtarë të lartë, kolaudues dhe disa biznesmenë të kompanive ndërtuese “Arifaj” dhe Tre vllezërit Hysa”. Kompania administrohet nga Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa dhe është themeluar prej vitit 2001. Dy vëllezërit tashmë janë arrestuar nga policia, ndërkohë mes të arrestuarve është Rezarta Bokçiu, e cila administron kompaninë e ndërtimit “Arifaj”. Mes të arrestuarve janë edhe zyrtarët që kanë bërë kolaudimin fiktiv të rrugës Elbasan-Gjinar.

Të arrestuar:

Dashamir Xhika

Andi Toma

Besnik Hysa

Kujtim Hysa

Flutura Hysa

Rexhep Tarba

Arrest shtëpie:

Rezarta Bokçiu

Detyrim Paraqitje/ Kolaudues:

Lek Tusha

Astrit Qafa

Malvina Kallabaku

Afërdita Basha

Kastriot Braha

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button