☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,670 ▲ +0.76% ETH $2,316 ▲ +2.86% XRP $1.3702 ▲ +0.68% SOL $85.9500 ▲ +0.67%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Agjencia Telegrafike Shqiptare merr Presidencën e AMAN

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) ka marrë zyrtarisht të mërkurën Presidencën e AMAN, organizata e Agjencive të Lajmeve të vendeve të Detit Mesdhe.

Kalimi i Presidencës nga Agjencia Egjiptiane MENA tek ATSH u bë gjatë ditës së dytë të Asamblesë së 25-të Agjencive të Lajmeve të të vendeve të Detit Mesdhe, që po zhvillohet në Tiranë.

Kalimi i Presidencës u bë përmes një shtrëngimi duarsh mes ish-Presidentit të AMAN, Drejtorit të MENA-s, Tarek Abdel Ghaffar dhe Drejtorit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica..

Drejtori i MENA-s, Tarek Abdel Ghaffar uroj ATSH-n për mandatin dhe theksoi se Agjencia e tij do të vijojë me mbështjetjen maksimale ndaj AMAN-it si dhe do të ndihmojë ATSH-n në Presidencën e saj.13341935_10210413134351517_1515442970_n

“Më lini t’ju rikujtoi se jam shumë i lumtur që jam në Shqipëri, një vend që do të thotë shumë për Egjiptin. Më lini në radhë të parë të uroj ATSH-në për mandatin e Presidencës së AMAN-it, pasi është një angazhim mjaft i rëndësishëm, që Agjencia jonë është përpjekur ta mbyllë me sukses”, tha Tarek Abdel Gaffar.

“MENA nuk do të kursehet në kontributin e saj në drejtim të AMAN. Përmes eksperiencës sonë do mbështesim ATSH-në në drejtimin e saj dhe jam i sigurtë se do të jenë të suksesshëm në Presidencën e saj”, tha Tarek Avdel Ghaffar.

Ai më tej bëri një përmbledhje të 12-muajve të Presidencës të Agjencisë Egjiptiane të Lajmeve.

Drejtori i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica garantoi angazhim maksimal, ndërsa kërkoi institucionalizim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Agjencive të Mesdheut. “Ne shkëmbejmë shpesh informacione mes nesh. Rrugët e komunikimi janë të larmishme, por ka ardhur momenti të institucionalizojmë edhe më shumë këto marrëdhënie, duke intensifikuar edhe më tej bashkëpunim ndër institucional. Unë e di që Shqipëria është një vend i vogël dhe ka pak informacion, por ne do përpiqemi të jemi sa më të shpejtë e të saktë në lajmet tona lidhur me interesin e përbashkët dhe uroj që këto lajme të pasqyrohen në mediat tuaja”, tha Podgorica.

13348835_10210413125791303_853952020_nPas kalimit të Presidencës nga Agjencia MENA tek ATSH, Sekretari i Përgjithshëm i AMAN, George Penintaex shpalli dhe fituesit (tre vendet e para) e shkrimit dhe fotos më të mirë.

Për shkrimin më të mirë, çmimi iu dha Agjencisë Marokene e Lajmeve me Adil Zaari Jabiri, ndërsa për foton më të mirë u shpall fituese, Ozge Elif Kizil i Anadolli Agency (AA), të Turqisë.

Gjatë punimeve të ditës së dytë të Asamblesë të Agjencive të Lajmeve të Mesdheut u diskutua dhe për takimet e ardhshme, duke u nisur nga eksperiencat e shkëlqyera në të kaluarën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.