☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,608 ▼0.06%
DOW 46,563 ▼0.23%
NASDAQ 21,972 ▼0.11%
NAFTA 113.74 ▲1.18%
ARI 4,714 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,006 ▼ -0.98% ETH $2,114 ▼ -1.19% XRP $1.3136 ▼ -1.88% SOL $81.5700 ▼ -0.16%
S&P 500 6,608 ▼0.06 % DOW 46,563 ▼0.23 % NASDAQ 21,972 ▼0.11 % NAFTA 113.74 ▲1.18 % ARI 4,714 ▲0.63 % S&P 500 6,608 ▼0.06 % DOW 46,563 ▼0.23 % NASDAQ 21,972 ▼0.11 % NAFTA 113.74 ▲1.18 % ARI 4,714 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Agjencitë amerikane të zbulimit, mbi 315 mijë rusë të vrarë e të plagosur në luftën në Ukrainë

Një raport i publikuar të martën nga agjencisë amerikane të zbulimit vlerëson se lufta në Ukrainë i ka kushtuar Rusisë 315 mijë trupa të vrarë e të plagosur, ose rreth 90 për qind të personelit të saj ushtarak, të dislokuar në rajon para fillimit të konfliktit.

Një burim nga agjencitë amerikane të zbulimit tha se humbjet e Moskës në personel dhe makineri ushtarake në Ukrain i kanë kthyer 18 vite mbrapa përpjekjet për modernizimin e ushtrisë së Rusisë.

Ambasada ruse në Uashington dhe ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment mbi këtë raport.

Zyrtarët rusë kanë thënë në të kaluarën se vlerësimet e Perëndimit mbi të vrarët në radhët e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë janë ekzagjeruar shumë dhe pothuajse gjithmonë nënvlerësohen humbjet e ushtrisë ukrainase.

Njoftimi mbi këtë raport vjen ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ndodhet në Uashington në një përpjekje për të bindur ligjvënësit që të vazhdojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy së bashku me udhëheqësin e pakicës në Senat, republikanin Mitch McConnell dhe udhëheqësin e shumicës në Senat, demokratin Chuck Schumer në Kongres më 12 dhjetor 2023
Lexoni edhe këtë
Zelenskyy në Uashington mes bllokadës në Kongres të ndihmave për Ukrainën

Sipas raportit, agjencitë amerikane të zbulimit vlerësojnë se Rusia e filloi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës me 360 mijë trupa, më 22 shkurt të vitit 2022. Që nga ajo kohë, sipas raportit, 315 mijë ushtarë rusë, ose 87 për qind e numrit të përgjithshëm të ushtarëve, që filluan sulmin ndaj Ukrainës, janë vrarë ose plagosur.

Sipas raportit, humbjet e kanë detyruar Rusinë të marrë masa të jashtëzakonshme në lehtësimin e standardeve të rekrutimit të ushtarëve dhe rekrutimin e civilëve më të moshuar për t’i dërguar në Ukrainë.

“Shkalla e humbjeve ka detyruar Rusinë të marrë masa të jashtëzakonshme për të vazhduar luftën. Rusia shpalli një mobilizim të pjesshëm të 300 mijë rekrutëve në fund të vitit 2022 dhe i ka ulur standardet për të mundësuar rekrutimin e të burgosurve dhe civilëve më të moshuar”, thotë raporti, i cituar nga një burim, që foli në kushte anonimiteti.

Ushtria ruse ka mbetur me 1300 automjete në fushëbetejë dhe po forcon radhët e saj me tanke të vjetra T62, të prodhuara në vitet 1970, tha personi që foli në kushte anonimiteti.

Kievi i trajton humbjet e tij si një sekret shtetëror dhe zyrtarët nuk publikojnë numrin e të vrarëve nga frika se kjo do të dëmtonte luftën e tyre. Një raport i gazetës New York Times, i publikuar në gusht, i cili citonte zyrtarët amerikanë, thotë se 70 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës me Rusinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.