Agravon konflikti në Fushë Kosovë, plagosen 3 persona me thikë! Detaje nga ngjarja
Një përleshje është regjistruar pasditen e së dielës në fshatin Vragoli, në komunën e Fushë Kosovës. Mësohet se rreth orës 16:29, tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik.
Konflikti ka agravuar edhe në përdorimin e thikave. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy thika, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë përleshjes.
Personat e përfshirë në përleshje janë plagosur dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Ata gjithashtu janë ndaluar për 48 orë. Hetimet kanë nisur ndërsa ata akuzohen për “sulm dhe lëndim i lehtë trupor”.
The post Agravon konflikti në Fushë Kosovë, plagosen 3 persona me thikë! Detaje nga ngjarja appeared first on Sot News | Lajme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.