☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.51 ▼5.24%
ARI 4,555 ▲3.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,426 ▲ +0.39% ETH $2,185 ▲ +1.27% XRP $1.4204 ▲ +0.06% SOL $92.6000 ▲ +0.52%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Agron Duka në Kolonjë: Në qeverisje nuk janë socialistët, por vetëm një grusht njerëzish të lidhur me Edi Ramën

Dritan Hajro është emri i kandidatit të opozitës që do të kandidojë për kryetar bashkie në Kolonjë. Hajro, një kandidat i propozuar nga Partia Agrare Ambientaliste dhe i mbështetur nga Partia Demokratike, është prezantuar nga Basha në një takim me drejtues të strukturave të PD-së në Kolonjë.

Koalicionit të madh opozitar, tha kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, po i bashkohen shumë socialistë, pasi, sipas tij, sot në qeverisje nuk janë socialistët, por vetëm një grusht njerëzish të lidhur me Edi Ramën.
“Të bashkohemi me demokratët, anëtarë dhe simpatizantë të PAA-së, qoftë edhe njerëzit e majtë të cilët ndihen të diskriminuar nga qeveria e rilindjes. Se ka edhe një gjë: nuk është më e majta e majtë, por është rilindja e Edi Ramës”, deklaroi kryetari i PAA-së. Agron Duka.
Kolonja, tha zoti Basha, do të jetë shembulli i bashkimit të madh qytetar për t’iu kundërvënë aleancës së krimit dhe drogës: “Kandidati i propozuar nga PAA-ja dhe i miratuar nga kryesia e degës së Ersekës është Dritan Hajro. Ai vjen nga një “background” i majtë, por ndan me ne demokratët, ndan me të djathtën shqiptare, me koalicionin tonë opozitar, domosdoshmërinë e përballjes me të keqen që kemi përballë. Domosdoshmëri e qëndresës, refuzimit dhe përballjes me Edi Ramën, me krimin, me drogën, me korrupsionin. Dhe është njësoj si dhjetëra, qindra, mijëra shqiptarë me prejardhje politike të majtë i rreshtuar pa asnjë hezitim në një aleancë të madhe që po zmadhohet dita-ditës dhe që ka për qëllim bashkimin e fuqive të të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të djathtë, të qendrës dhe të majtë që kanë marrë një zotim para qytetarëve shqiptarë dhe një zotim para historisë në këtë moment delikat për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë krimit, për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë drogës, për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë një bande të korruptuarish që buxhetin e shtetit e shohin si pronën e tyre. Këtu nga Kolonja të ndërtojmë së bashku një model, modelin e bashkimit qytetar, modelin e aleancës qytetare me të gjithë faktorët për t’ia kundërvënë koalicionit të krimit”.
“Duke parë situatën e rëndë ekonomike që po kalojnë qytetarët e Kolonjës, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, i bindur se bashkë me qytetarët, pa dallim bindjesh politike do të mund ta ndryshojmë këtë realitet, pranova propozimin e opozitës për të kandiduar për kryebashkiak. Këto janë zgjedhje administrative, nuk janë zgjedhje politike. Unë do të jem kryetari i bashkisë për të gjithë qytetarët e Kolonjës pa dallim bindjeve politike. Do të jemi bashkë me qytetarët për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre”, theksoi Dritan Hajro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.