☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 87.66 ▼7.5%
ARI 5,171 ▲1.32%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj: Falen gjobat për sigurimet shoqërore

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi të mërkurën, se qeveria miratoi projektligjin për faljen e gjobave të sigurimeve shoqërore.

arben-ahmetajGjatë një deklarate për shtyp, pas mbledhjes së radhës së qeverisë, Ahmetaj beri të ditur se përmes këtij projekligji, bizneset çlirohen nga 80 % e gjobave nëse paguajnë brenda afatit të ri të caktuar.

“Ligji në fjalë fal në masën 80 % gjobat e gjeneruara si rezultat i mosdeklarimit brenda afatit tatimor të kontributit për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ky lehtësim ka vlerë nëse detyrimet paguhen brenda datës 30 prill 2015. Nga ky lehtësim përfitojnë 59 mijë e 411 subjekte”, deklaroi ministri Ahmetaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.