Ekonomia

Ahmetaj: Kredia e BB-së, lajm shumë i mirë për ekonominë

Arben Ahmetaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, deklaroi të premten se kredia prej 1.2 miliardë dollarësh për 5 vitet e ardhshme që Banka Botërore ka miratuar për Shqipërinë, është një lajm shumë i mirë për ekonominë tonë.

“Bordi i Bankës Botërore vlerësoi angazhimin e thellë të qeverisë në mbështetje të reformave që duheshin nisur kohë më parë. Ky është një lajm shumë i mirë për ekonominë. Këto fonde ofrohen me interesa tepër të vogla dhe do të mundësojnë avancimin e reformave në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Ahmetaj.

Ministri i Ekonomisë shtoi se, viti i kaluar ishte “shumë i rëndësishëm” pasi janë rritur me 10% vendet e reja të punës.

“Përmirësimi i klimës së biznesit është element kryesor i programit që do të mbështetet nga Banka Botërore. Shqipëria do të bëhet një vend më tërheqës për investitorët e huaj me ligjin e turizmit dhe ligjin e investimeve strategjike që ofron garanci maksimale juridike për ta”, nënvizoi Ahmetaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button