☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,344 ▲ +0.32% ETH $2,299 ▲ +2.27% XRP $1.3613 ▲ +0.13% SOL $85.3400 ▲ +0.33%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë vullnet për luftëra të reja

Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për destabilizim të vendit dhe nuk kanë vullnet për ridefinim kufijsh, pasi kjo u ishte ofruar më 2001.

Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti, thotë se shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe jo për destabilizim të vendit.

“Apeloj te të gjithë ata njerëz qofshin të manipuluar, në mungesë informacioni se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për destabilizim të vendit. Ne kemi nevojë për zbatim të tërësishëm të marrëveshjes së Ohrit që e dimë që akoma ka gjëra të pazbatueshme sidomos në drejtim të miratim të një ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel qendror mirëpo gjithsecili”, tha Ahmeti për televizionin publik të Kosovës.

Tha se sot janë kohëra të ndryshme, dhe nuk ka vullnet për ridefinim të kufijve.

“Nuk ka vullnet tek shqiptarët e Maqedonisë për luftëra të reja, për konflikte të reja, nuk ka vullnet tek shqiptarët e Maqedonisë për ndarje apo konfiguracione apo vendosje, ridefinim kufijsh, sepse një gjë të tillë na është ofruar në vitin 2001. Na është ofruar ndarja e Republikës së Maqedonisë por ajo ndarje është në dëm të shqiptarëve po pse të mos them edhe në dëm të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse duhet dëbime, duhet shpërngulje të ndryshme të bëhen. Nuk ka vija demarkacioni ku të vendosësh kufij dhe sot jemi në kohëra krejtësisht të ndryshme”, tha Ahmeti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.