🌧️
Tiranë 6°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.79 ▲3.84%
ARI 4,377 ▼3.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,014 ▼ -2.93% ETH $2,071 ▼ -4.32% XRP $1.3698 ▼ -3.22% SOL $86.9700 ▼ -4.86%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.79 ▲3.84 % ARI 4,377 ▼3.85 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.79 ▲3.84 % ARI 4,377 ▼3.85 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

AI: Liderët e UÇK-së do të akuzohen për krime kundër njerëzimit

ai-lider-euml-t-e-u-ccedil-k-s-euml-do-t-euml-akuzohen-p-euml-r-krime-kund-euml-r-njer-euml-zimit_hdMosndëshkimi për një kohë të gjatë i krimeve kundër njerëzimit në Kosovë, do të sfidohet pas shpalljes së sotme se ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të akuzohen për rrëmbim, trajtim jonjerëzor dhe vrasje të serbëve dhe shqiptarëve etnikë, që besohet se e kishin kundërshtuar UÇK-në në vitin 1999, tha Sian Jones nga organizata Amnesty International.

Në deklaratën e Task Forcës Speciale Hetuese, të krijuar nga Bashkimi Evropian, kryeprokurori, Clint Williamson, i ka theksuar akuzat që do të paraqiten kundër zyrtarëve të lartë të UÇK-së.

“Shpresojmë se ky do të jetë hap kah drejtësia për familjet e afro 400 serbëve të Kosovës, që besohet se ishin rrrëmbyer nga UÇK-ja dhe menjëherë janë transferuar në Shqipëri, ku ka dyshime se ata janë vrarë”, tha Sian Jones, nga Amensty International.

Kryeprokurori, në fjalën e tij, ka bërë të ditur se ka pasur rrëmbime dhe vrasje të gjëra dhe të natyrës sistematike, dhe ka siguruar se ish-zyrtarët e lartë të UÇK-së do të akuzohen për krime kundër njerëzimit, transmeton Rel.

Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të publikoj akuza kundër të dyshuarve ende të paemëruar, derisa të krijohet gjykata e specializuar për t’i gjykuar të dyshuarit, jashtë Kosovës, e cila nuk do të hapet deri në vitin 2015.

“Bashkimi Evropian dhe autoritetet e Kosovës, tash duhet të veprojnë menjëherë për të siguruar se gjykata e specializuar të krijohet sa më shpejtë që është e mundur”, thotë Sian Jones, për të shtuar se “çdo vonesë mund të çojë poashtu në mosndëshkim dhe keqtrajtim të mëtejshëm të dëshmitarëve potencialë”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.